Trishtimi i Doktor Florit

Koloreto Cukali November 17, 2014 23:55

Trishtimi i Doktor Florit

E kam dëgjuar në një koncert para disa kohësh, më saktë në një lokal – sepse arti i vërtetë tek ne mbijeton vrimave – dhe u habita. Nga ato pak këngë të depresionit muzikor që zgjat nga ’97-a e deri sot të cilat më kanë lënë gjurmë, kuptova që shumica mbanin firmën e tij, Florit, i cili me auto-ironi mbiquhej Doktor në një vend të sëmurë e pa shërim.

Shumica po përpiqen të kuptojnë “ç’pati”, “pse”, “ç’hall kishte”, biseda që do na shoqërojnë për disa ditë derisa të na çudisë diçka tjetër dhe ekranet të mbushen me “çudinë”, “psenë” dhe “hallin” e radhës, unë kam vetëm dëshirë të grindem. Të grindem me besimin fetar që i shkeli syrin por nuk arriti dot ta mbante në jetë; të grindem me ata që ndanin me të vizat e kokainës por që nuk kanë në plan të ndajnë fundin e tij; të grindem me ata që shprehën pikëllimet në FB por nuk kanë në plan të ngrejnë asnjë strukturë rehabilitimi apo kujdesi të mirëfilltë social për këdo që ka nevojë; me ata që vjedhin pa fund hapësirë mediatike por që ikja e tyre nuk do i mungonte aspak shoqërisë; me ata që kanë krijuar një Shqipëri të pashpirt, pa rrugëdalje, që nuk mund të ndryshohet dhe nga ku njerëzit e ndjeshëm dalin vetëm duke ikur.

Rrallë kam njohur një muzikant më të ndjeshëm, inteligjent, të lexuar e të mprehtë si Flori. Dhe ndoshta, kjo ishte drama e vërtetë e tij. Ndjeshmëria.

Ishte më i ndjeshëm se artistët e tjerë që do të vazhdojnë të marrin kokainë; më i ndjeshëm se ata që do të vazhdojnë t’i falen Zotit me mendjen e fjetur “që ia hodhën” boshllëkut që i kish kapur; më i ndjeshëm se unë e se të gjithë ne të tjerët që kemi bërë kompromis të vazhdojmë të jetojmë në një vend ku përtej së bardhës, pushtetit dhe parasë, nuk ekziston asgjë tjetër.

Unë njoh shumë pak artistë që të arrijnë t’i kthejnë në këngë fenomenet sociale; që arrijnë të dalin përmbi vulgaritetin e tallavasë e të turbo-folkut, të teksteve bajate të injorantëve që kanë pushtuar muzikën; të mbijetojnë mes boshllëkut shpirtëror duke pasur akoma një shpirt fëmije, si Flori.

Para se trishtimi i pafundëm ta kapte për dore për herë të fundit.

Sado të pikëllohem unë, ju, dhe ata të tjerët, ne e kemi bërë kompromisin tonë, do të vazhdojmë të jetojmë e të durojmë këtë boshllëk, ndoshta dhe me cinizëm. Por një sëmbim i pafundëm i pret ata njerëz që jetuan prej vitesh në shtëpi me trishtimin e tij, atë lloj trishtimi që shpirtrat e ndjeshëm i çon drejt vetë-shkatërrimit.

Doktor Flori ikën sot, por trishtimi i tij mbetet pas. Edhe pse, shumë nga ne të tjerët i kemi mbyllur dyert e perceptimit dhe do të vazhdojmë të gënjejmë veten se gjërat nuk janë dhe aq keq.

 

 

Koloreto Cukali November 17, 2014 23:55
Komento

14 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" November 17, 11:52

    U prefsh ne paqe, ngushellime familjes, i dhente zoti shendet dy femijeve te tij.

    Reply to this comment
  2. Lul November 17, 15:09

    Te iken nga kjo bote nje artist i tille para shume krimineleve te kollarisur eshte tmerr,megjithe ate ngushellime familjes e femijeve. R.I.P doktor Flori.

    Reply to this comment
  3. lilo November 17, 18:12

    Ti rrojne femijet
    i pa harruar kujtimi i tij

    Reply to this comment
  4. skrapalliu November 17, 18:32

    Nuk di c’te them. NGUSHELLIME TE THELLA NGA ZEMRA. U MPREFSH NE PARAJSE.

    Reply to this comment
  5. Roland DASHO November 17, 22:25

    U prefte ne paqe, kengetari kurajoz . Jete e shendet femijeve ngushellime bashkeshortes e familjareve..

    Reply to this comment
  6. Roland DASHO November 17, 22:26

    U prefte ne paqe, kengetari kurajoz .

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit November 18, 01:14

    e kam ndejkur ne nje interviste. I thjeshte dhe inteligjent. Djale i arte, djale flori siç kishte edhe emrin. Ngushellime familjes per kete humbje te madhe!

    Reply to this comment
  8. dritan November 18, 07:23

    Koloreto,faleminderit per keto fjale te mprehta dhe natyrale ne keto momente te veshtira. U prefte ne paqe ky djalosh i mire, ky artist i nalte.

    Reply to this comment
  9. Floqi November 18, 11:21

    Nga nje film: Jemi njerez të varfër sepse kemi zemër….

    Një absurd grotesk i jetes, ne nje vend ku te kesh ndergjegje dhe ndjeshmeri kthehet ne handikap qe te merr dhe jetën.

    Kjo eshte kaq e MBRAPSHTE!

    Reply to this comment
  10. Pirro November 18, 11:30

    Ndjese paste dhe ngushellime familjes.
    Vdekja e tij eshte eshte akuze dhe kembane alarmi per shoqerine shqiptare.
    Kur nuk ishte ne gjendje Doktor Flori te perballonte shpenzimet per femine e tij te semure,por
    fukarejt pa fund apo ata qe jetojn ne zonat rurale?
    Lum kush nuk eshte i ndjeshem dhe njerzore ne kete koh antinjerzore.

    Reply to this comment
  11. kleopatra kristo November 18, 22:13

    ngushellime familjes per humbjen e madhe.

    Reply to this comment
  12. plaku November 19, 10:58

    Fatkeqesisht une nuk pata fatin te ndigjoj kenget e Doktor Florit. Ngushellimet e mija para se gjithash familjes dhe sidomos femijeve.
    Me vjen keq por, nuk mund te jem plotesisht dakord me shkrimin. Pjesa me e madhe e mbi shtete miljarde nejrezve ne kete bote vuajne se nuk kane uje te paster, nuk kane buke, nuk kane strehim, trajtohen dhe shfrytezohen shume dhe detyrohen qe te largohen nga vendet e tyre dhe enderojne parajsen europjane. Rruges per ne Europe grate perdhunohen, lihen pa uje dhe buke, mbyten neper detra ose vdesin rruges. Vijne ne Europe dhe trajtohen shume keq. Shifni se cfare po ndodh aktualisht ne Itali. E kam fjalen per luften midis te varferve qe po shkakton kriza, ku italjanet e varfer kacafyten me ekstra comunitari, sepse kete te fundit kane zene shtepite per te varferit dhe Lega Nord dhe fashistet e tjere i fryne zjarrit te urrejtjes se duan te marrin votat e te italjaneve te varfer.

    Pra nuk eshe vetem Shqiperia me Probleme, e gjihte bota dhe jete vete eshte me Probleme.
    Bota eshte e rrumbullaket dhe ai qe nuk di te notoje mbytet. Kaq e thjeshte eshte kjo gje. Parimi i darvinizmit eshte :” survival of the fitist” ai qe pershtatet me mire mbijeton. Fjalet e tjere jane bla bla bla. E di qe nuk do te jeni dakord me mua por Doktor Flori e dinte se duhet te ishte i forte dhe te mos merrte droge, sepse dihet fundi. Rrezikoi, e mori, nuk jetonte dot pa te dhe shkoi.

    Mendoj se cdo artist, sportist, politikan i njohur, e di qe eshte e veshtire, ka edhe funksjonin e te qenit model per brezin e ri. Me vjen keq por Dokror Flori ishte Egoist dhe nuk mendoi se cdo njeri ne kete bote ka te drejta por edhe detyrime, ka familje dhe sidomos femije. Nuk mendoj se ai vuante per buken e gojes si shume te tjere ne Shqiperi sic shof shpesh ne programin televiziv “Fiks Fare”.

    Mendoj se dashuria, dashuria dhe jo egoismi i kultivuar sidomos nga diktatura e konsumit eshte zgjidhja. Nuk arrij te kuptoj se si ka mundesi qe ne tregun shqiptar te mediave egziston programi televiziv “Zona e lire” qe shet vetem dekadence, iluzjone dhe konsumizem. Jeta e vertete eshte dashuri per tjetrin, pune, studim, studim, studim dhe jo bythet dhe gjoksi me silikon te Kim Kardeshianit.

    Reply to this comment
  13. Drini November 20, 13:41

    Esse e shume e pershtatshme per rastin e doktor Florit. Bravo Koloreto.Mendova se komentuesit ketu mund te shprehin dicka rreth krijimtarise se Florit por po shoh vetem ngushullime. Nugushullime ok, por ato mund te ishin dhene tashme.Une nuk i kam degjuar kenget e tij por nga sa po flitet ne media dr Flori paska qene nje talent i musikes se viteve te fundit.Deshperimi i Florit ka kuptim dhe njerzit nuk jane te gjithe njelloj dhe nuk duhen gjykuar.
    Mua me duket se Flori nuk ka nevoje ti thuhet te mos merrte droge se ishte egoist sic thote nje komentues me larte. Duhet te jesh ne hallin e tjterit pa te flasesh -vish kepucen e tjetrit te te kuptosh si ndihet tjetri.Kollaj te besh moralistin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*