Ndërron jetë në burgun e Fushë-Krujës 35-vjeçari

September 9, 2018 16:19

Ndërron jetë në burgun e Fushë-Krujës 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në burgun e Fushë-Krujës.

Mësohet se 35-vjeçari nga Cërriku kishte qenë në qeli dhe nuk ka dalë me të burgosurit e tjerë në ajrim.

Sipas burimeve nga policia shtetasi me iniciale E.Y., 35 vjeç, banues në Cërrik fillimisht është ndjerë keq dhe më pas ka humbur jetën.

Më tej policia ka thënë se nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Por një grup hetimor është ngritur për rastin dhe po mblidhen të gjitha provat dhe dëshmitë edhe nga të burgosurit e tjerë.

l.h/ dita

September 9, 2018 16:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*