Ndërron jetë nga COVID-19 ish-drejtori i AKU-së Vlorë

August 20, 2020 09:34

Ndërron jetë nga COVID-19 ish-drejtori i AKU-së Vlorë

Një tjetër viktimë është shënuar këtë të enjte në vendin tonë nga koronavirusi.

Mediat shkruajne se ka humbur jetën ish drejtori i Aku-së së Vlorës, Syrja Binaj 55 vjeç.

55 vjeçari ndodhej i shtruar në spitalin Covid 2, ku po merrte dhe ndihmën mjekësore por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë deri më tani numri i viktimave nga Covid në vendin tonë ka arritur në 235 dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve 7812 persona mes të cilëve vijojnë të jenë aktivë me koronavirus 3650 raste.

o.j/dita

August 20, 2020 09:34

Njoftim

Njoftim

Njoftim