Ndërron jetë pacienti pas ndërhyrjes kirurgjikale, procedohet mjeku

May 25, 2018 10:35

Ndërron jetë pacienti pas ndërhyrjes kirurgjikale, procedohet mjeku

 

Një mjek me detyrë në QSUT është proceduar penalisht, pasi pacienti 63 vjeçar me iniciale K. R., nga Korça, ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Nga të dhënat e policisë mësohet se mjeku i proceduar është shtetasi me iniciale E. Ç., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.05.2018, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

E.Ç, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek pranë QSUT-Tiranë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi ditën e sotme, rreth orës 08:20 në banesën e tij në lagjen nr 9 Korçë, ka ndërruar jetë shtetasi K.R, 63 vjeç, i cili kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16.05.2018 në QSUT-Tiranë, nga mjeku i lartpërmendur, për të cilin familjarët e të ndjerit dyshojnë se ka kryer mjekim të pakujdesshëm. Nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

l.h/ dita

May 25, 2018 10:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*