Ndërron jetë shkrimtari dhe përkthyesi, Amik Kasoruho

May 5, 2014 08:44

Ndërron jetë shkrimtari dhe përkthyesi, Amik Kasoruho

Ndërron jetë shkrimtari dhe përkthyesi Amik Kasoruho. 82- vjeçari Kasoruho ka ndërruar jetë në Tiranë, për shkak të një sëmundjeje të mushkërive, nga e cila vuante prej kohësh.

Amik Kasoruho ka lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për 27 vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës. Nga viti 1990 – 2009 jetoi si emigrant në Itali.

Gjatë gjithë jetës është marrë me publicistikë, përkthime, studime dhe shkrime librash, të cilat u botuan vetëm pas vitit 1990. Është njohës i disa gjuhëve të huaja. Krijimtaria e tij më e madhe është në fushën e përkthimit dhe të publicistikës. Në Itali ka botuar librat: “Një ankth gjysmëshekullor”, “Çmimi i një ëndrre”, “Mes Burgut dhe Zotit”, “Fluturimi i gjatë i një ore”.

Në Prishtinë ka botuar romanin “Ikje nga trilli i perëndive”. Ka përkthyer dhe botuar në Itali më shumë se 10 vepra, prozë dhe poezi, të autorëve shqiptarë dhe në shqip mbi 60 përkthime nga Pirandello, Allende, Robbins, Rowling, Brontè, Hawthorne etj.

Kasoruho ishte këshilltar për çështjet kulturore pranë presidentit Nishani.

 

May 5, 2014 08:44
Komento

13 Komente

  1. lejleku May 5, 09:10

    U prehte ne paqe!
    Ishte nje nga mendjet e ndritura deri ne ditet e fundit te jetes se vet.
    Ngushellime familjes dhe te gjithe ata qe e deshen dhe e adhuruan per gjithcka te mire te te ndjerit ne kete jete.
    Ish INTELEKTUAL per tu marre shembull nga te gjithe ,edhe nga te rinjte ,

    Reply to this comment
    • llupi May 5, 09:27

      aq mendje ndritur paska qene sa………..paska vdekur si keshilltar i jar mustaqes. mbushur me bajga ky vend i vogel

      Reply to this comment
      • DREAM May 5, 10:53

        NGUSHELLIME KTIJ KOMBI !
        PO HUMBET KOKAT ME TE NDRITURA !

        shoku Lllupi ,mos do ishte ndryshe te ishte keshilltar prane Edvin
        lirindasit ,atij mesuesit te vizatimit ,skllavit te 2K ,apo sahanlepiresit te
        Ilir Kryemadhit ? hesht mor popull bageti ,hesht, se ju nje tufe hajnash keni ne krye .Nuk po ju bejne shtet ,
        thjesht po luftojne ata qe te vijne keta
        dhe me ca kokeplar si ju ….mire bejne !

        Reply to this comment
    • Zhuliana Jorganxhi May 5, 09:34

      Iku nje nga mendjet e ndritura te kombit. Nje intelektual dhe njeri i madh. Ngushellimet me te ndjera famijes. Zoti i dhente Parajsen!

      Reply to this comment
  2. k9 May 5, 09:26

    ISHTE VIKTIME E ATIJ REGJIMI POR JO LUFTETAR APO MARTIR I LIRISE!
    PJESE E ATYRE VIKTIMAVE TE FRUSTUARA, MES TE PERNDJEKURVE, QE TEK NJE ISH SEKRETAR KOMUNIST DHE AKUZUES GJYGJESH POLITIKE, GJETEN LIDERIN SATRAP PER TE ADHURUAR E PER TE POSHTERUAR DHE VJEDHUR SHQIPTARET, NE EMER “TE LIRISE” DHE “ANTIKOMUNIZMIT”.
    NGUSHELLIME FAMILJES!
    POR RESPEKTIN E KAM PER ATA BURRA DHE GRA, QE LIRINE NUK E SHOHIN SI “VIRTYTIN” PER TE KALERUAR TE TJERET.

    Reply to this comment
  3. Prudent May 5, 11:01

    Amik Kasoruho ishte nje intelektual i plote nga gjithe anet. Zoterues i 6 gjuheve te huaja, familje qytetare me tradita, dhe mbi te gjitha, nje shembull per tu marre sepse nuk mburrej e lavderohej me te kaluaren e tij ne burgjet komuniste, as me njohurite e medha ne letersi e gjuhesi. Nje shembull modestie. Ikje e heshtur e nje divi te qytetarise. U prehte ne paqe.

    Reply to this comment
  4. dhori May 5, 11:17

    Ngushellime familjes se te ndierit.
    Ishte vertet njeri i kultivuar. Ka vuajtuar nga regjimi komunist, megjithese, sic thone ata qe kane njohur nga afer, i sherbeu shtetit ne ate periudhe te gjate. U poshtrua edhe ne vitet e ketij tranzicioni te gjate, e akuzonin si bashkepunetor te Sigurimit te Shtetit, se tek ne tash e 24 vjet eshte pranuar si nder te kesh qene dhe te jesh spiun i CIA-s, i UDB-s, i Asfalis, i KGB-s, ne dash edhe i djallit, por je i lig e i poshteer po ti kesh shebyer mbrojtjes se pavaresise dhe perparimit te vendit tend.
    Presidenti Nishani beri shume mire qe e mori keshilltar. Emerimi i tij ne ate post Ishte nderim per vuajtjet dhe per kontributin e tij te gjithanshem.
    Edhe nje here, ngushellime familjes!

    Reply to this comment
  5. Ylli Polovina May 5, 11:18

    Qofte i paharuar! Ishte njeri mjaft i ditur, fisnik po ashtu. Intelektual i lindur: E kujtofshim perhere, sepse Amik Kasoruho e meriton.

    Reply to this comment
  6. redi sheheri May 5, 11:51

    Gjithe jeten ne burgje dhe internime,nuk kishte as luksin dhe as kohe te tepert per tu marre me Berishen.Une keshtu e shikoj angazhimin permanent ne krah te partise demokratike.

    Reply to this comment
  7. mergimtari fv May 5, 12:51

    Ngushellime te afermve per humbjen e njeriut te zemres , iku dhe nje njeri i vertete qe la emrin per mire pas per ne te tjeret ,

    Reply to this comment
  8. cami May 6, 02:15

    me kane cuditur vazhdimisht keta te perndjekurit nga komunizmi – u mblodhen grusht bashkuar rreth kryefanatikut komunist te Vicidollit – edhe ky i ndjeri keshtu beri – ndofta per nje cape buke – kesaj shtrese nuk di cfare emri te ve…te perndjekur te percare te denigruar te vuajtur dhe te detyruar ne servilizem kronik e akut – keto te keqija i bente vetem nje Kriminel Shembullor si Salliu i Shiqeres.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*