Ndërsa Basha fliste në protestë, bashkia pak metra me tutje prishte ndërtimet pa leje (foto-video)

December 6, 2018 19:44

Ndërsa Basha fliste në protestë, bashkia pak metra me tutje prishte ndërtimet pa leje (foto-video)

Ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij protestonin kundër projektit të Unazës së Madhe në afërsi të Astirit, vetëm pak metra më tutje Bashkia e Tiranës vazhdonte punën për prishjen e objekteve të pa leje.

Siç edhe shihet nga fotot, makineritë e rënda sot në mbrëmje kanë vijuar punën e tyre normalisht duke shembur një tjetër godinë dy katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe. Edhe në këtë rast Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe ndërmarrjet e tjera të Bashkisë Tiranë kanë gjetur bashkëpunimin e plotë të poseduesve të këtij objekti.

Ata hoqën fillimisht mobiliet dhe pajisjet e tjera elektroshtëpiake, ndërsa i kanë hapur më pas rrugë makinerive të IMT-së që të vijojnë me prishjen e godinës. Numri i objekteve që janë prishur në Unazë gjatë këtyre ditëve ka shkuar në mbi 20 teksa vetëm gjatë ditës së sotme u prishën 10 të tilla.

v.l/ Dita

December 6, 2018 19:44
Komento

1 Koment

  1. demo December 6, 20:30

    Te shkaterrohen ndertesat e zaptuesve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*