Ndërtimet dhe konvertimi i depozitave, Euro thyen një tjetër rekord sot

March 16, 2018 14:20

Ndërtimet dhe konvertimi i depozitave, Euro thyen një tjetër rekord sot

Rënia e monedhës së përbashkët nuk ka të ndalur, në një sjellje të pazakontë për këtë fillim viti.

Euro është nënçmuar dukshëm edhe gjatë ditës së sotme, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Një euro u këmbye sot me 131.19 lekë, duke rënë me 0.26 lekë në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ky është një tjetër rekord i 10 viteve të fundit, që nga gushti i vitit 2009.

Që nga fillimi i këtij viti, monedha e përbashkët ka shënuar periudhën më të gjatë rënës që prej majit të vitit 2017, kur niveli i lartë i përdorimit të euros çoi në rënien e fortë të saj deri dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.

Ekspertët e tregut të këmbimit valutor, të kontaktuar nga Monitor pohojnë se janë disa arsye të brendshme që po ndikojnë në tregun e brendshëm, si rrjedhojë e ofertës së lartë, ndërkohë që ekonomia vendase nuk ka kërkesë për euro.

Së pari, dje ishte dita e fundit e pagimit të TVSH-së dhe bizneset kanë nxituar të këmbejnë valutë për të paguar detyrimet.

Së dyti, volumi tregtar mbetet i ulët, pra nuk ka qarkullim të lartë të parasë vendase.

Së treti, oferta për valutë është e lartë, një dukuri që në treg po konstatohet prej më shumë se një viti, si rrjedhojë e aktiviteteve informale.

Së katërti, ekspertët shpjegojnë se rritja e ndërtimeve në vend dhe shitjeve po ndikon në shtimin e ofertës për valutë. Ndërtuesit, ndonëse punojnë kryesisht në klering, kanë nevojë për likuiditete për pagimin e taksave dhe shpenzimeve të tjera dhe po nxitojnë që të këmbejnë valutë.

Së pesti, një dukuri relativisht e re që po jep ndikimin e vet është politika e de-euroizimit të Bankës së Shqipërisë, teksa bankat po nxisin individët që të konvertojnë depozitat nga euro në lekë, çka është një tjetër faktor i shtuar që ka rritur ofertën në valutë.

Së gjashti, mungesa e kërkesës për euro është një tjetër faktor i rëndësishëm, që po nënçmon monedhën e përbashkët.

Ekspertët presin që tendenca në rënie të vazhdojë, shkruan revista Monitor.

a.s/dita

March 16, 2018 14:20
Komento

4 Komente

  1. spata March 16, 17:01

    Po cfar thoni more kalemxhinje te kazanit politik .Ne qenkemi i vetmi shtet ne Evrop qe po thyejm monedhen e saj. Kush i ha keto brockulla qe na i sevisni si forcim te lekut shqiptar .Esht thjesht nje mashtrim qe do tja shikon me pas tymin .
    Zdo mendje ta zbulosh te verteten. Politikanet ,pushtetaret dhe hajdutet qe kan planifikuar te rrojne jasht vendit jan te mbytur me lek. Ky lek nuk u intereson me dhe po i kthejn te Euro .Ja ky na qenka suksesi i lekut shqiptar.

    Reply to this comment
  2. kasem gahinji March 16, 18:46

    jane perpjekje te bankes per te shtuar rezerven valutore duke e blere ate me cmime te ulta.cdo valute qe vjen nepermjet dergesave bankare nga jashte,po teshkoni ne banke nuk mund ta terhiqni vecse ne leke dhe me nje cmim tejet te ulet ne krahasim me cmiin e tregut te lire.pra banka e shtetit po spekullon,nga njera ane nuk lejon verime me eure ne treg,e konverton me cmim te ulet kundrejt lekut.cfare prodhon shqiperia?cdo gje blihet jashte,jo me lek,por me euro.detyrohen sipermarresit te blejne euron nga banka shtrenjte.por ne tregun e brendeshem,ne shlyerjen e detyrimeve dhe pagesave veprojne me leke.keshtu detyrohen te konvertojne euron ne leke me cmime te ulta.per te mos humbur nivelin e fitimit do te rrisin cmimet,pra gjithecka ne kurriz te konsumatorit.ai harxhon me shume,ai varferohet,ndersa pasaniket dhe bankat trashin me tej bythen,fsine djersen e qefit me kartmonedha 500 euroshe.pastaj dalin ne parlament,ne konferenca shtypi dhe flasin kunder varferise qe realisht po shtohet.ka kohe qe shtpi ka folur per rritje galopante te diferencimit pasuror,shtimit te pasurise ne duart e oligarkeve dhe varferimit te pervitshem te njeresve te thjeshte.keta te fundit do te rrojne vazhdimisht me lemosha,me rroga qe nuk mund te perballojne muajin vete,jo me te mbajne familjet.mushka kerkoi druper ngarkese dhe per ti zbutur kurrizin.dhe i gjeti.ti gezoje.sa me shume te shtohen,aq me shume dru grumbullon pronari.ti gezoje dhe ky,sepse demokracia nuk mund te zhvillohet pa te pasur dhe ushtrine e te varferve,te te papuneve ,qe per te jetuar shiten dhe bejne gjithecka per pese leke,pune te ndereshme,pislleqe,trafiqe,vjedhje etj.

    Reply to this comment
  3. Arben March 16, 19:59

    Mos po harroni lavatricen e hashashit??!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*