Tërmeti, lista e plotë e të arrestuarve për ndërtimet në Tiranë

January 14, 2020 22:45

Tërmeti, lista e plotë e të arrestuarve për ndërtimet në Tiranë

Zyrtarë, ish-zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, në Vorë, Kashar dhe Farkë janë ndaluar nga policia gjatë një aksioni policor të zhvilluar pasditen e sotme.

Janë lëshuar 38 urdhër arreste nga Prokuroria e Tiranës për persona që akuzohen për abuzime me ndërtimet e pallateve në Tiranë, apo për ndërhyrje në to.

Mes urdhër-arresteve, mësohet janë edhe janë edhe ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

Paraprakisht mësohet se në pranga kanë rënë 27 persona, ndërsa Policia e Tiranës vijon aksionin për kapjen e 11 të tjerëve.

Sipas bilancit të bërë pas tërmetit të 26 nentorit, në Tiranë kanë rezultuar të dëmtuar rreth 448 pallate dhe 548 shtëpi private. Prokuroria nisi menjëherë hetimet dhe ka konstatuar shkelje të rënda në ndryshime të planimetrive të pallateve, si psh. Hollimin e bazamenteve të tyre. Shumë prej kateve të para të lokaleve janë kthyer në lokale, brenda të cilëve janë kryer punime duke çuar në dobësimin e kolonave.  Sipas prokurorisë, përgjegjësia për dëmet e shkaktuar pas tërmetit të 26 nëntorit bie edhe mbi këta abuzues.

Lista disa prej personave:

1-Fatbardh Plaku

2-Merita Kushi

3-Bukurije Halili

4-Ali Dyrmishi

5-Vjollca Hoxholli

6-Anila Harxhi

7-Gerti Çalliku

8-Jani Ikonomi

9-Qirjako Gjergo

10-Sherbet Shehi

11-Naim Shehi

12-Luan Beta

13-Ermir Cina

14-Stela Maze

15-Besnik Fuçia

16-Gëzim Shkalla

17-Adhurim Qehajaj

18-Zhaneta Tagani

19-Pellumb Fortuzi kapur

20-Xhevahir Doda kapur

21-Reis Muca

22-Hekri Disha

23-Agim Eski

24-Faik Fejzo

Të njëjtin operacion zhvilloi edhe Policia e Durrësit, rreth një muaj më parë duke vënë në pranga 10 policë, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa një efektiv u shpall në kërkim.

Ndërsa Gjykata e Durrësit, vendosi të lehtësojë masat e sigurisë për 10 nga 18 zyrtarët e prangosur, duke i lënë të lirë.

Ndërkohë në masën e sigurisë “arrest në burg” kanë mbetur:  Ermal Petova (Polici që la të lirë një të akuzuar për përdhunim), Agim Osmani (Polici që u largua nga salla a gjyqit pas problemeve me zemrën), Haxhi Sherra, Petrit Neziri, Dëshir Dakoli, Ndriçim Shika dhe Gjergji Gerco.

January 14, 2020 22:45
Komento

3 Komente

  1. FORSTER January 15, 01:12

    Ate Arben -Mecen per kur e keni lene? Apo per vitin tjeter se jane zgjedhjet ,se ai ne emisonet televizive hiqet si I virgjer ,shikoheni mire se atje ku ka ze -nuk eshte pa gje .

    Reply to this comment
  2. Arben January 15, 08:53

    Gjushin more aman.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim