Ndërtimet në Këlcyrë, Xhafaj i ashpër me policinë: Punuat me dy standarde

October 16, 2017 12:49

Ndërtimet në Këlcyrë, Xhafaj i ashpër me policinë: Punuat me dy standarde

 

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nëpërmjet një letre publike u ka kërkuar llogari disa strukturave të Policive Vendore për lejimin e ndërtimeve në Grykën e Këlcyrës nga biznesmeni Harri Lena.

“Në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku janë kryer ndërtime të paligjshme si dhe janë konstatuar edhe tentativa për devijime të paligjshme të burimeve ujore, sapo jam vënë në dijeni, kam kërkuar në mënyrë të menjëhershme që Shërbimi i Çështjeve të Brendshme e Ankesave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të zhvillojnë një inspektim mbi përgjegjësitë përkatëse të Policisë së Shtetit në Qark në këtë rast, dhe rivendosjen e ligjshmërisë në territorin përkatës,” shkruan Xhafaj.

Letra e Fatmir Xhafajt

Shoqëria civile dhe pas saj media, prej disa ditësh kanë denoncuar një situatë konkrete paligjshmërie të ndodhur prej disa kohësh në Grykën e Këlcyrës, në shtratin e Lumit Vjosa, një zonë me vlera të veçanta turistike. Në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku janë kryer ndërtime të paligjshme si dhe janë konstatuar edhe tentativa për devijime të paligjshme të burimeve ujore, sapo jam vënë në dijeni, kam kërkuar në mënyrë të menjëhershme që Shërbimi i Çështjeve të Brendshme e Ankesave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të zhvillojnë një inspektim mbi përgjegjësitë përkatëse të Policisë së Shtetit në Qark në këtë rast, dhe rivendosjen e ligjshmërisë në territorin përkatës.

Në raportin e SHÇBA dhe DPPSH, evidentohet se, pavarësisht faktit që është konstatuar një ndërtim i paligjshëm dhe një vepër penale e kryer ndaj pronës publike dhe mjedisit, punonjësit e policisë, që ushtrojnë detyrën në atë territor, nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore për të referuar çështjen në Prokurori apo për të zbuluar autorin. Është e papranueshme që disa nga strukturat tona vendore të Policisë së Shtetit të funksionojnë me standarde dyfishe.

Nga njëra anë, ato ushtrojnë me të drejtë gjithë përgjegjësitë dhe kompetencat ligjore, në rastin e riparimit pa marrë lejen përkatëse të verandave, çative apo të tjera si këto, ndërsa nga ana tjetër, në disa raste të tjera policia është treguar tolerante ndaj ndërtimeve tërësisht të paligjshme, apo më keq akoma, kur këto ndërtime dëmtojnë rëndë mjedisin, sikurse ishte rasti i ndërtimit të paligjshëm në luginën e Vjosës

October 16, 2017 12:49
Komento

9 Komente

  1. oni elton October 16, 13:09

    Epo duhej nje njeri te kthente syte nga mjedisi.Ky po qe eshte minster ne kuptimin r plote te fjales dhe qe po ben cdo gje per te miren e vendit.

    Reply to this comment
  2. Jona Ona October 16, 13:09

    I duhet nje zgjim policise, te marre vesh se si duhet te punoj te zbatoj ligjin ne cdo raste e jo ta kaloj ne feshtje, ne dem te te gjitheve.

    Reply to this comment
  3. Denis Dionis October 16, 13:10

    Mjedisi duhet mbrojtur nga cdo shkelje,cfare jane keto standartet e dyta!!! Te gjithe do ndeshkohen kushdo qe e ka shkel ligjin.

    Reply to this comment
  4. Marin Hajdari October 16, 14:03

    Epo kshu duhet …ka sh shkel ligjin te mbaje pergjegjesi.

    Reply to this comment
  5. Elda Mustafai October 16, 14:05

    Ministri si duket e paska marre seriozisht punen e tij dhe me vjen mire per kete , sepse duke filluar keshtu me pune mund te kemi nje polici me standarte europiane.

    Reply to this comment
  6. info analitike October 16, 19:37

    Ore ky trimi ka ndonje gje per te thene per klanin e Habilajve dhe ate trimin qe arrestuan ne Itali se per kete rastin e ndertimit tashme lodhen kot ta mbulojne me genjeshtra se ia ben mu me keq se betoni i Gjushit ne Durres. Kur do ti hidhen prangat Tahorrit?

    Reply to this comment
  7. Lili October 16, 22:15

    Letra nuk na tregon se pse policia nuk ka vepruar si duhet e konform ligjit n’ate rajon. Nuk na tregon a ka raste te tjera si ky ne Shqiperi ku policia e shtetit shkel ligjin me sy hapur ,edhe kur eshte e lajmeruar per shkeljet nga qytetaret.
    Letra nuk tregon se kush duhet te jete pergjegjese pse ministri i mbrendshme nuk eshte ne dijeni per gjerat qe prekin nje perle te turizmit shqiptar_ rastesi, apo dukuri normale ne kete shtet ku ministri edhe pse me policine e tij ne vend ,nuk eshte i informuar per ngjarjet ne vend? Si qytetare pyes si eshte e mundshme? A kemi nje grusht shteti atje qe policia e vendit mos te informoje eproret,apo eshte ba tradite keto vite qe policet te veprojne «  free style » pa dhane kur askkujt logari, edhe kjo mosdhenje llogari te mos verehet nga shefat?
    Ministri nuk kerkon falje as per demtimet e lumit, as per mospergjegjesine e tij( se ne boten normale,per nje rast te tille gjithe zinxhiri komandues do ishte shkarkuar per nje skandal te tille te vetpranuar nga ministri i jone.. qe vetem me nje leter «  shfajson » vetin e institucionin qe perfason edhe keqkomandon si duket ashiqare mbasi askkush nuk e paska lajmeruar per punimet…as per me pyet si te veprohet!
    Apo mos ndoshta keta police te shket kishin urdhera nga nalt per me mbyll syte,edhe vetem revolta qytetare prishin kete pune…edhe detyroj ministri me reaguar…me nje leter e vetem me nje leter deri tash!
    Po padi kur do te ngrehe ministri e qeveria kunder ato qe guxuan me sfiduar ligjin e shtetin,mbasi vete policet nuk e kane krye kete padi?
    Asgje nuk thot per kete ministri…

    Reply to this comment
  8. Dn October 16, 22:17

    Pune alla Gerdeci edhe kjo,nuk pame gje deri sa humbi uj….e u shkateruar perla turistike.

    Reply to this comment
  9. Nipi i Shyretes October 17, 08:47

    Po Mirela, deputetja e PS-se cfare mendimi ka?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*