Ndërtimi i Bypass-it të Jugut, ARRSH: Ja aksi ku do të devijohet qarkullimi

February 19, 2019 12:00

Ndërtimi i Bypass-it të Jugut, ARRSH: Ja aksi ku do të devijohet qarkullimi

Trafiku i automjeteve do të pesojë një tjetër devijim nga dita e nesërme, kjo për shkak të punimeve që do të nisin për ndërtimin e Bypass-it të Jugut.

ARRSH ka bërë të ditur për të gjithë përdoruesit e rrugës Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë, se nga neser “trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë (Sh4) do të zhvendoset në qytet”.

NJOFTIMI

Prej datës 20 shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë (Sh4), si shkak i punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Jugut, do të zhvendoset në qytet.

Kalimi i i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.

Me këtë rast ju njoftojmë se çdo automjet i ndaluar, apo i parkuar përgjatë këtij aksi duhet të shmang qëndrimin, në rast të kundërt do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor.

l.h/ dita

February 19, 2019 12:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*