Ndërtimi “rilind”. Rritet vlera, në tre muaj jepen 101 leje

June 29, 2017 16:10

Ndërtimi “rilind”. Rritet vlera, në tre muaj jepen 101 leje

 

Instituti i Statistikave raportoi se vlera e lejeve të ndërtimit që u dhanë në tremujorin e parë të këtij viti u rrit me gati 3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, nga 3.9 miliardë lekë që ishte në tremujorin e parë të vitit të kaluar, vlera e lejeve të miratuara u ngjit në 11 miliardë lekë në janar-mars të këtij viti.

Të dhënat tregojnë se sektori i ndërtimeve private ka nisur të rigjallërohet pas goditjes nga kriza, por edhe moratoriumi.

Vlera e projekteve të miratuara ka ardhur në rritje të ndjeshme, veçanërisht nga gjysma e dytë e vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, vetëm për periudhën janar-mars të këtij viti, autoritetet kanë miratuar 101 leje të reja ndërtimi.

Pjesa dërrmuese e tyre, rreth 75 për qind janë ndërtime rezidenciale për qëllime banimi, ndërsa 25 për qind janë ndërtesa tregtare për aktivitete biznesi.

Të dhënat tregojnë se gati gjysma e lejeve të miratuara i përket Tiranës, ndërsa në vendin e dytë renditet Vlora me 15.6 për qind.

Ndërtimi ishte një nga sektorët më të goditur nga kriza ekonomike, jo vetëm për shkak të ngadalësimit të investimeve publike në infrastrukturë, por edhe rënies së ndjeshme të kërkesës në tregun e banesave.

Pesha e sektorit në ekonominë kombëtare gati u përgjysmua brenda pak viteve nga 15 për qind në vitin 2009, në rreth 8 për qind, por në dy vitet e fundit duket se ndërtimi ka nisur të rigjallërohet sërish, ndonëse me ritme të ngadalta.

June 29, 2017 16:10
Komento

1 Koment

  1. Dn June 29, 17:20

    pare te vdekura, qe nuk prodhojne asgje pos shtojne veshtiresite ne jeten e perditshme per shqiptaret: U bene te gjithe me dy tri banesa a cka? doni te betonizoni gjithe shqiperine keshtu?
    Sa cifte ka shqiperia qe te kalkulohet sa banesa duhen per sicilin? Kjo eshte nevoja, pastaj ka vetem ‘tullumb financiar’ qe kur paret e investuar nuk i kthen, sepse qiraja ne Shqiperi eshte e ulet, edhe shitja neser, pos ne disa vende jo e sigurte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*