Ndërtimi mbi pallat, Basha refuzon inspektorët e IMT, i lihen 5 ditë kohë

December 27, 2018 17:39

Ndërtimi mbi pallat, Basha refuzon inspektorët e IMT, i lihen 5 ditë kohë

Pas publikimit nga media të pamjeve nga shtesa e 4 dhomave pa leje që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë në apartamentin e tij në katin e 12-të që gjendet në rrugën “Dervish Hima”, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur verifikimin në terren.

Inspektorë të IMT-së janë paraqitur gjatë ditës së sotme në apartamentin në pronësi të kreut të opozitës, Lulzim Basha për të bërë verifikimet e nevojshme nëse gjendja aktuale e tij është në përputhje me dokumentacionin dhe planimetrinë mbi të cilin është dhënë leja e ndërtimit të pallatit.

Por ndonëse kreu i PD-së hodhi poshtë si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, duke pretenduar se leja që i ka dhënë vetes në kushtet e konfliktit të pastër të interesit nuk është zbatuar, ai nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së që të bëjnë detyrën e tyre që u ngarkon ligji për të bërë verifikimin përkatës.

Ndaj i gjendur në këto kushte IMT-ja i ka dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vet gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Specialistët e IMT-së kanë kontaktuar në hyrje të apartamentit një nga bodyguardët e Bashës, i cili ka marrë në dorëzim edhe njoftimin zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), Bashkia Tiranë bazuar në kompetencat e ngarkuara nga ligji, si dhe referuar indicieve dhe ankesave të depozituara dhe administruara nga IMT, Bashkia Tiranë, lidhur me apartamentin e ndodhur në adresën Rr. “Dervish Hima” dhe “Skerdilajd Llagami”, Kulla 2, Kati 11/12 i banimit, për shkak të mungesës së aksesit në ambientin e sipërpërmendur, lutemi që brenda afatit 5 ditor të dorëzoni pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, dokumentacionin tekniko-ligjor në lidhje me apartamentin në pronësinë tuaj”, thuhet në shkresën që IMT-ja i drejton Bashës dhe bashkëshortes së tij, Aurela Isufi.

Në banesën e tij pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit “Qemal Stafa”, kreu i PD-së ka bërë 4 dhoma shtesë të ndara në katër këndet e katit të fundit ku banon. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahët e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.

v.l/ Dita

December 27, 2018 17:39
Komento

3 Komente

  1. syri December 27, 18:18

    Lereni te ziun lul se vetem nje dhome e guzhine ka qe ja falur vjhri qe ne kohen e Enverit! C’do te bejme pa shefin e opozites? Po Saliu a do te gjeje nje tjeter?

    Reply to this comment
  2. Debilokratikus Vicidoljanis December 27, 18:43

    Bravo kruebabalokrati je shembull frymezimi per te gjithe shkelesit vjedhesit djegesit shkaterruesit dhe pushtuesit e pronave!
    Rrofte Partia Debilokratike me ty ne krye Lulegomari!

    Reply to this comment
  3. Martini December 27, 18:47

    Po te ishte PD ne.pushtet dhe.Edi ne vendin e Lulit.Do ta kishin futur ne makinen e betonit Edin.Ky ju ben temena.Qe te jesh Kryeminister duhet te kesh pagure te forta jo llape te forte ose te dyja si Ai nga Mallakastra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim