Ndërtoi pa leje, Prokuroria nis procedim penal ndaj kreut të FSHF-së, Armand Duka

March 18, 2015 17:02

Ndërtoi pa leje, Prokuroria nis procedim penal ndaj kreut të FSHF-së, Armand Duka

Nismës së qeverisë për të vendosur para drejtësisë të gjithë ata që ndërtojnë pa leje nuk i ka shpëtuar as kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal në mungesë ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Mësohet se kreu I FSHF-së ka ndërtuar një shtesë pa leje ndërtimi ngjitur me banesën e tij. Ndërtesa ndodhet në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit.

“Më datë 17.03.2015 filloi procedimi penal në mungesë ndaj shtetasit Armand Enver Duka, 53 vjeç banues në Durrës, pasi rreth orës 11:30 ngjitur me banesën e tij ka ndërtuar një shtesë pa leje ndërtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Ndërtim pa leje” bazuar ne Nenin 199/a i K.P”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit.

March 18, 2015 17:02
Komento

9 Komente

  1. Dardhari March 18, 17:18

    Ky eshte Rama qe vendos para Ligjit edhe Ajken e Kombit
    Keshtu vazhdo dhe mos e çaj fare se çthote Banda e Shqupit

    Reply to this comment
  2. Emigranti March 18, 17:36

    Nuik me ngjall asnje ndjesi ky lajm Ne rast se e ka shkelur ligjin duhet te pergjigjet se te gjithe te tjeret Nuk ka pse duhet te kete imunitet Mjaft me me keto fytyra eshte bere edhe ky si Blater

    Reply to this comment
  3. paci March 18, 17:54

    Edi Rama eshte kryeministri i duhur per tu bere ky vend europian .

    Reply to this comment
    • taci March 19, 10:29

      paci kjo eshte pune gjobe. Nuk e di ku jeton ti “paci” po ketu tek ne vetem dy biznese japin buke, gjoba dhe tritoli. Gjabat i vene me se shumti gazetaret, biznesment, gjyqtaret, prokuroret dhe politikanet. Ca mbetet i ve policia. Kurse Rama nuk e di nga e ka deren shteti dhe jo te di ta ndertoj.

      Reply to this comment
  4. Canja March 18, 21:40

    I kan mbet n’qaf t’shkretit se o rob i mir.
    Po t’ishte se do akuzohej per ndeshje jam dakort por per ndertim pa leje,nuk ia lejon etika…

    Reply to this comment
  5. Albanian Zorro March 19, 01:34

    Ne Burg Qeni!

    Reply to this comment
  6. skifteri March 19, 08:12

    /*****…ky eshte shteti Iigjor i se drejtes qe enderrojme ne shqiptaret ka 24vjet si çifuti ne shkretire kerkojme zbatimi i njellojte i barabart dhe ndeshkim per cilindo qe e shkele ligjin.i lumte E.Rames duket fillim i mbare ,por te shikojme a’do ndeshkohet nga gjykata apo do dali i pa lagur se ka para, u mbush gjepin me para gjyqtarve e prokurorve.!??? Le ta shikojme si shprese drejtesine si qiriu ne funde te tunelit?!… *****…./

    Reply to this comment
  7. info analitike March 19, 09:30

    Thoni po deshet se prokuroria nuk varet nga politika! Pikerisht ne momentin kur po luftohet per zgjedhjet lokale vihet ne shenjester Vangjush Dako dhe vellai i Agron Dukes a thua se duhej pritur deri me sot per ti vene keta persona perpara pergjegjesive ligjore. E njejta loje u be edhe me Gjiken e te tjere, nder to Shkembi i Pogradecit vendosi te dilte “vullnetar” per te leshuar kolltukut prej te cilit nuk u nda gjithe keto vjet.

    Reply to this comment
  8. Qarri i zigurit June 28, 14:56

    Ne shume lajme kamblexuat se per te njejten shkeljevjane arrestuar. Po ky pse jo??????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*