Ndërtoi shtëpinë me paratë e drejtorit, ç’ndodhi që vajzës nga Manza t’i zbulohej mashtrimi

September 29, 2017 12:18

Ndërtoi shtëpinë me paratë e drejtorit, ç’ndodhi që vajzës nga Manza t’i zbulohej mashtrimi

Vajza nga Manza e Durrësit josh me anë të rrjetit social djalin nga fshati Kullë duke i zhvatur mbi 60 milionë lekë në harkun e dy viteve. Ajo arriti t’i fitojë besimin të riut duke mos i dalë asnjëherë në takim, ndonëse virtualisht kishin rënë dakord të martoheshin.

Pas më shumë se dy vitesh njohje virtuale, 30-vjeçari nga Kulla e Durrësit, Barush Ahmeti, e ka kuptuar lojën e 27- vjeçares dhe e ka denoncuar atë në polici. Policia bëri me dije se është duke hetuar në lidhje me mashtrimin financiar të bërë nga 27-vjeçarja Enertila Beqja, e arrestuar për mashtrimin prej 60 milionë lekësh të vjetër.

NJOHJA NE “FACEBOOK”

Enertila Beqja, 27 vjeçe, kishte hapur një llogari në “Facebook” me identitetin e saj, por me fotografi të një aktoreje telenovelash. Ajo i ka bërë ftesë 30-vjeçarit, i cili ka pranuar menjëherë ta shtojë në listën e miqve të tij virtualë, me qëllim për ta bërë më pas mikeshë reale.

I surprizuar nga bukuria e saj, 30-vjeçari Barush Ahmeti ka nisur të flirtojë me të. Pas pak kohësh, ata arritën të kishin një komunikim të rregullt virtual dhe në një- farë mënyre e konsideronin veten të lidhur me njëritjetrin. Vajza pikas që djali ishte mirë nga gjendja ekonomike, pasi vetë ai punonte në një institucion shtetëror në Manëz (Drejtor i Postës) dhe vëllezërit i kishte emigrantë në Itali e Gjermani.

Këtu ajo nisi “sulmin” duke i kërkuar para, bizhu e veshmbathje. I riu është prekur nga hallet e vajzës, e cila i shkruante se familja e saj ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Kështu, altruizmi i tij e kaloi cakun duke i besuar së resë shumën e 60 milionë lekëve, ndonëse ajo gjente mënyra për ta evituar takimin prej më shumë se dy vitesh me të.

 Enertila Beqja
Enertila Beqja

MASHTRIMI

Sipas të dhënave, Enertila Beqja kishte mbaruar gjimnazin disa vite më parë dhe jetonte së bashku me prindërit e saj në Manëz, duke i ndihmuar ata me punët e shtëpisë dhe në bujqësi. Pas njohjes në “Facebook” me Barush Ahmetin, ajo ndryshoi stilin e jetesës nga një vajzë e thjeshtë fshati, me veshje e çanta të shtrenjta.

Familja e saj jetonte në kushte të vështira ekonomike, por që pas njohjes me 30-vjeçarin, banesa e tyre nisi të ndërtohej dhe të mobilohej dita-ditës. Zhvatja nisi kur djali i kishte kërkuar të dilnin dhe të njiheshin nga afër.

30-vjeçari, Barush Ahmeti
30-vjeçari, Barush Ahmeti

Ai i kishte kërkuar madje të fejoheshin, edhe pse nuk e kishte takuar asnjëherë. Por vajza nuk dilte me pretekstin se i vinte turp që ai dhe familja e tij ta shikonin në gjendje të mjeruar shtëpinë e saj. Që këtu nisën negociatat mes tyre duke i marrë të hollat me qëllimin për të ndërtuar shtëpinë. Edhe pse ajo e ndërtoi dhe mobiloi shtëpinë (dy dhoma), sërish refuzonte të dilte në takim. Ndërkohë, ajo vazhdonte të kërkonte veshmbathje të shtrenjta nga i dashuri virtual.

Ky i fundit me sa duket ishte i dhënë mjaft pas vajzës sa ta shkrinte dita-ditës pasurinë e vëllezërve të tij emigrantë. Ata kishin rënë dakord që dhuratat e paratë i riu t’ia linte në një market në Durrës, aty ku 27-vjeçarja kishte një të njohurin e saj. Nëpërmjet tij (policia nuk e bëri të ditur emrin dhe faktin nëse ai ishte i implikuar), të resë i liheshin pakot dhe më pas ajo shkonte t’i merrte.

ZBULIMI

Pas komunikimit intensiv nëpërmjet rrjeteve sociale, 30-vjeçarit i humbet durimi dhe i jep ultimatum vajzës së do të ndaheshin nëse nuk dilte në takim me të. Ndërkohë që me kalimin e muajve dhe viteve pretekstet po mbaronin, ndaj vajza e kapur ngushtë “pranon” të takohen.

Ajo i thotë se e kishte të pamundur të takoheshin në Shqipëri, pasi prindërit ishin shumë fanatikë, por do të shkonte te të afërmit e saj për disa ditë në Itali dhe mund të takoheshin atje. Kështu u vendos. Të dashuruarit virtualë lënë takim në Milano.

Djali i përmbahet edhe këtë herë fjalës dhe niset drejt Italisë. Ditën që kishin lënë për t’u takuar, 30-vjeçari shkon te vendi ku do takoheshin, por vajza nuk shfaqet as këtë radhë. Ai e mori disa herë në telefon, në një numër që ajo i kishte dhënë, por dilte i fikur. I riu përpiqet ta kontaktojë në FB, por vajza nuk i përgjigjej. Këtu ai kupton të gjithë lojën e vajzës dhe niset për ta denoncuar atë. Pas arrestimit, blutë kryen arrestimin e 27-vjeçares për mashtrim.

September 29, 2017 12:18
Komento

4 Komente

  1. Jimi September 29, 12:42

    Sipas kokes festen! Ajo ta ka prer sipas kokes. Hallall o “drejtor”!

    Reply to this comment
  2. ??? September 29, 12:45

    Me burre budalla nuk bo mo nona!

    Reply to this comment
  3. demo September 29, 12:56

    Me drejtorin te eci,shih mos gjen ndonje minister!

    Reply to this comment
  4. qefli fevzi qelepirxhi qyl hesap September 29, 16:43

    Ky qenka rilindes I vertete. Ta veme ne vend te2 niko peleshit.
    Hahahaaaa

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*