Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të apartamenteve, rriten kostot

December 4, 2018 17:16

Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të apartamenteve, rriten kostot

Kosto e ndërtimit kanë shënuar një rritje të ngadaltë dhe të qëndrueshme gjatë tremujorëve të fundit.

Sipas INSTAT,  Indeksi i kushtimit në ndërtim, në tremujorin e tretë 2018 arriti 103,6, duke shënuar rritje me 0,5 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit ”Shpenzime transporti” u rrit me 2,5 %, pasuar nga grupi ”Kosto të tjera” dhe “Shpenzime për paga” përkatësisht me 2,1 % dhe 0,9 %. Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 0,6 % dhe grupi “Shpenzime makinerie” me 0,2 %.

Në tremujorin e tretë 2018 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,1 %.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, rritje kanë shënuar grupet: “Shpenzime materiale” me 0,5 %, “Shpenzime page” me 0,2 %, “Shpenzime transporti” me 0,1 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,1 %.

Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Kosto të tjera” me 0,4 %.

Kostot e rritura, një nga faktorët që po ndikojnë në shtrenjtimin e apartamenteve

Më herët, ndërtuesit kishin paralajmëruar për “Monitor” se ata do të shtrenjtojnë çmimet me të cilat shesin apartamentet.

Ndërtuesit japin si arsye kryesore për rritjen e çmimeve taksat e larta, të cilat pjesa më e madhe e tyre i kanë transferuar te çmimi final për apartamentet, ku pas taksës së ndikimit në infrastrukturë, pritet që nga 1 janari, ndërtuesit të paguajnë edhe një taksë në natyrë për strehimin social, për krijimin e fondit me 3% të sipërfaqes totale të ndërtimin.

Përveç taksës së infrastrukturës dhe taksës së aplikueshme pas 1 janarit për krijimin e fondit për strehimin social, ndërtuesit shprehen të shqetësuar edhe për tarifën mbi mbetjet inerte.

 

v.l/ Dita

December 4, 2018 17:16
Komento

2 Komente

  1. Arch Investor shpk , pastrim parash December 4, 19:10

    hahahahahahahahaha
    Ornela e Monitorit po i fut nje analize ndertimit.
    Nje here pastron parate, nje here bien cmimet, nje here ngrihen cmimet, nje here ka super oferte ne treg , nje here pse jepen leje, nje here pse rritet tarifa per mbetjet urbane.
    hahahahahahahahahahahahah
    Ornela e Monitorit te Varuzhanit ose Ornela e Varuzhanit te Monitorit.
    hahahahahahahhahha

    Reply to this comment
  2. Arben December 5, 10:23

    Epo di integrohemi ne beeeeeeeeeeee, prandaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*