Ndeshja me Zvicrën, De Biasi: Sfidë jo-deçizive, por kam pritshmëri

June 10, 2016 18:18

Ndeshja me Zvicrën, De Biasi: Sfidë jo-deçizive, por kam pritshmëri

Një ditë përpara sfidës me kombëtaren zvicerane, trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana kanë dhënë një konferencë për shtyp.

Trajneri italian ka thënë se “ndeshja me Zvicrën nuk është decisive për ecurinë e kombëtares” dhe se nuk ndjen asnjë presion por pret shumë nga djemtë e tij”

“Jam krenar për lojtarët e mi dhe shpresoj që ta nisim mbarë,” tha De Biasi.

Pas trajnerit foli dhe kapiteni i kombëtares kuq-e-zi, Lorik Cana.

“Forca e ekipit tonë ka qenë përqëndrimi. Të njëjtën gjë do mundohemi të bëjmë dhe me kombëtaren zvicerane. Me shumë lojtarë të Zvicrës jemi miq,” tha Cana.

Kapiteni komentoi edhe faktin që vëllezërit Xhaka luajnë në kombëtare të ndryshme duke thënë se “ata janë të dy luftëtarë dhe secili do të luajë për të fituar”.

Shqipëria ndeshet nesër me Zvicrën në orën 15:00 në Lens.

June 10, 2016 18:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*