Ndeshja Shqipëri-Kosovë, reagon Duka: Mos i hidhni benzinë një zjarri që nuk ekziston

May 30, 2018 20:56

Ndeshja Shqipëri-Kosovë, reagon Duka: Mos i hidhni benzinë një zjarri që nuk ekziston

 

Pas humbjes së Shqipërisë ndaj Kosovës, në shifrat 0-3, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që e cilëson një ditë të madhe.

Reagimi zyrtar i Dukës

Të nderuar dashamirës të Futbollit, shqiptar kudo ku ndodheni!

Mbrëmë ishte një ditë e madhe për shqiptarët kudo që ndodhen: realizuam një ëndërr të kahershme, miqësoren e zyrtarizuar mes dy ekipeve të një gjaku Kosovë-Shqipëri.

Qe një ditë e madhe për shqiptarët kudo që jetojnë, por nuk mund ta mohoj që ishte një ditë e errët për kombëtaren tonë. Por, ndodh në futboll, ka edhe ditë si kjo, megjithëse askush nuk i dëshiron.

Unë uroj dhe besoj shumë që skuadra, stafi dhe të gjithë ne,  do të dijmë që ta lexojmë këtë paraqitje të keqe sportive.

Kjo skuadër ka shumë e më shumë potencial dhe uroj që këtë ta tregojë menjëherë që në ndeshjen e radhës me Ukrainën.

Kosova luajti më mirë se ne, dhe për këtë unë i përgëzoj dhe nuk kam pse ta fsheh që jam i lumtur për suksesin e këtij ekipi, si të ishte Shqipëria. I uroj nga zemra shumë suksese ekipit të Kosovës në të ardhmen e tij.

Nga ana tjetër, e kam jo pak të vështirë të kuptoj, të besoj, e jo vetëm unë, por edhe shumë nga qytetarët e paindoktrinuar dhe pa paragjykime në të dyja anët e kufirit, se si një ndeshje miqësore vëllezërish, të bëhet shkak për anatemime.

Nuk e kuptoj pse ka kaq shumë negativitet dhe baltë nga disa të pa udhë, të cilët kërkojnë me çdo kusht të bëhen “protagonistë” të neveritshëm, duke menduar se po i hedhin benzinë një “zjarri” që nuk ekziston aspak.

Shqipëria dhe Kosova luajtën thjesht një ndeshje sportive. Kombëtarja e Shqipërisë ka qenë e hapur për futbollistët e të gjitha trevave shqiptare. Ne kemi patur nevojë për futbollistë cilësorë, dhe ata kanë pasur dëshirë që të shprehin cilësitë e tyre, dhe njëherësh të japin kontributet e veta në të vetmin ekip shqiptar.

Të gjithë bashkë kemi bërë krenarë çdo shqiptar në çdo cep të globit , me vepra e jo me lehje. Ne kemi lobuar me pasion dhe me fanatizëm që Kosova të ketë këtë Federatë që ka edhe sot.

Ndaj, një miqësore midis vëllezërish, me çfarëdo rezultati, duhet të na gëzojë të gjithëve më shumë. Kjo është e gjitha, ishte thjesht një miqësore: autokritikë Shqipëria dhe urime Kosova.

Për të tjerat e kam të pamundur të futem në debate me analistë politikë, apo edhe ish-presidentë, që brenda 24 orësh gdhihen trajnerë futbolli, këndej dhe andej kufirit.

Gëzuar shqiptarë kudo që ndodheni!

l.h/ dita

May 30, 2018 20:56
Komento

4 Komente

  1. Rrema May 30, 21:13

    Shqipëria nuk gjuajti një herë në portën e Kosovës kjo shqetëson.

    Reply to this comment
  2. ante May 30, 21:46

    Mesazh i qart .pozitiv.Suksese Kosoves

    Reply to this comment
  3. Xha suloja May 31, 07:51

    More Dukë. Lëri patriotizmat. Nuk je ti që të na tregosh se kush është Kosova dhe kosovarët. E dimë shumë më mirë se ti. Po ashtu mos na thuaj se ishte thjeshtë një ndeshje sporti. Edhe këtë e dimë shumë më mirë se ti. Ti zotëri na thuaj vetëm e vetëm pse u përdor ai formacion? Nga i gjetët disa lojtarë pa zë?
    Pse ishin në gjumë lojtarët e tu? Për këto përgjigjesh ti dhe jo të na hedhësh degë më degë. E dëgjove se ç’farë tha futbollisti Shala? Para ndeshjes “zotërote” dhe jo vetëm ti, e nënvleftësuat skuadrën kosovare dhe ata u a treguan vendin . Për këto fol ti mos dil të flasësh mbi mullarë me rërë. Lëri mbroçkullat.
    Xhaxhai Suloja

    Reply to this comment
  4. Lennard May 31, 08:35

    Dorehiqu se na cave Trapin.Legen i Shpuar llamarine.
    Paraqitja e Kombetares ishte per Faqe te Zeze.!!! Si nuk ke TURP Xhanem???.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim