“Ndëshkim” për presidentin Hollande në zgjedhjet lokale

March 31, 2014 18:36

“Ndëshkim” për presidentin Hollande në zgjedhjet lokale

Presidenti Hollande duket se ka shpresuar se pavarësisht nga sondazhet e votimeve, njerëzit do t’i vlerësonin politikat e tij si të drejta. Qytetarët bënë ekzaktësisht atë që thanë – dhe e ndëshkuan atë.

“Ndëshkim”, kështu lexon titulli kryesor i gazetës franceze “Liberation”, e cila thotë se për zotin Hollande, “mrekullia nuk ndodhi”. Ajo shton se “Raundi i dytë i zgjedhjeve vendore konfirmoi mosbesimin e votuesve për ata në pushtet.”

Ndërsa “Le Parisien” shkruan: “Sigurisht, një ndërrim është në mendjen e kujtdo. Ne kemi një grup qeveritar që po dështon. Një numër figurash kryesore të vetë mazhorancës kërkojnë që njerëzit të ndryshojnë, që qeveria të ndryshojë.”

“Le Monde” thotë se zoti Hollande “po paguan një çmim brutal, por logjik, për një fillim sezoni të dështuar, që nuk u mbështet nga një projekt i qartë,”

Ajo vazhdon: “Rezultati i vetëm i përgjegjshëm që pritet nga Francois Hollande është zbatimi dhe ndryshimi i reformave për të siguruar rimëkëmbjen ekonomike. Me cilëndo qeveri që ai do të ketë përreth tij.”

 

Ndërrimi i kabinetit

Kryeministri Jean-Marc Ayrault e vlerësoi votën si “një sulm ndaj qeverisë dhe mazhorancës socialiste”. “Ky mesazh është i qartë,” shton ai, duke iu referuar ndërrimit të kabinetit.

Tani riorganizimi i qeverisë duket i pashmangshëm. Është e paqartë kur do të formohet qeveria e re dhe nëse Ayrault do ta mbajë pozicionin e tij.

March 31, 2014 18:36
Komento

2 Komente

  1. Kacamilli March 31, 22:27

    Keshtu do ndershkohet dhe ky socialisti yne sepse se pari ka lene pa pune njerezit qe e sollen ne pushtet. Se dyti vetem ka ngritur taksat dhe renduar jeten. Se treti sepse Ilir meta eshte me i zgjut se i gjati dhe ka per ti fut gishtin. Naten

    Reply to this comment
  2. MALUKATI April 1, 01:23

    TE TERE DERRAT NJE TURI KANE SI I GJATI DHE I TRASHI PO PER 6 MUAJ SVJEN MBREKULLIA PA POS PUNSOI TE VETET QAFEN E PATES KA PER TE NGRENE DHE KY TE SHIKOJEM PAS QERSHORIT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*