Ndëshkohen shoferët që nuk pyesin për këmbësorët, 65 gjoba për dy orë

August 31, 2018 15:41

Ndëshkohen shoferët që nuk pyesin për këmbësorët, 65 gjoba për dy orë

Policia e Shtetit vijon zbatimin e planit “Tispol Gusht 2018” për të ndëshkuar të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk u japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, siç janë vijat e bardha.

Në vetëm 120 minuta gjatë monitorimit të saj policia ka gjobitur 65 drejtues mjetesh që nuk respektojnë kalimtarët në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Pamjet e regjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, regjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre, 15 nga të cilët rezultuan edhe me mangësi të tjera në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe praktikat për këto raste, ju përcollën Organit Administrativ Shtetëror, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për shqyrtim”, njofton Policia e Shtetit.

Mos respektimi i këmbësorëve në këtë zonë jo vetëm cënon sigurinë rrugore, por edhe jep një imazh tejet negativ për turistët e shumtë.

o.j/dita

August 31, 2018 15:41
Komento

5 Komente

  1. Xxx August 31, 16:55

    Gjeja me e mire qe ben policia.

    Reply to this comment
  2. Labi August 31, 17:33

    Po kembesoret qe hyne ne te kuqe denohen? Ne punen e policise ka amatorizem, aq sa nje polic nuk di te justifikohet per venie gjobe, ku ne keto raste i gjobituri nuk eshte me makine luksoze ose me targa angleze.

    Reply to this comment
  3. Arben August 31, 21:17

    Po kembesoret qe futen si lopet ne vathe, cfare.masash moren????!!!!! Mesazh shume I gabuar nga policia e shtetit, por ne shqiperine tone socialiste, te kesh para eshte krim, keshtu qe mire ja beni ketij populli.

    Reply to this comment
  4. Lazimi September 1, 04:20

    Po ai redaktori juaj, Ardian Thano pse nuk i hiqet patenta ! E drejton makinen si i cmëndur mes ish bllokut ! I feshiu vizat e bardha… te cfaredo lloji !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*