Fotot e rralla: Kur britanikët ndihmonin Greqinë në tokë shqiptare

August 19, 2018 09:07

Fotot e rralla: Kur britanikët ndihmonin Greqinë në tokë shqiptare

Pakkush kujtohet t’a vërë në dukje si një fakt të rëndësishëm historik.

Bëhet fjalë për rolin e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) në fushatën për mbrojtjen e Greqisë ndaj sulmit italian, apo më mirë të themi, gjatë Luftës Italo-Greke në vjeshtë 1940-pranverë 1941.

Ndodhi përpara se gjermanët me një aksion “blitz” të rifusnin në lojë sërish italianët e ta ndanin territorin grek mes tyre, duke shpërblyer disi edhe aleatin tjetër të tyre Bullgarinë, me territore në verilindje të Greqisë.

Fushata italo-greke paradoksalisht u zhvillua në kufinjtë shqiptaro-grek dhe sot e kësaj dite akoma ngre kokë si një copëz historie që ndikon marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve.

Këyo foto të studiuesit Armand Plaka botuar në DITA ilustrojnë aktivitetin e skuadroneve të RAF-it britanik në ndihmë të ushtrisë greke, e cila operonte më së shumti në terren, ku shënuan një përparim spektakolar duke u futur thellë në tokën shqiptare.

“Arkivat britanike e posaçërisht “Muzeu Perandorak i Luftës”, tashmë prej kohësh na japin një ide më të qartë të prezencës, rolit dhe kapaciteteve të Flotës Luftarake Britanike gjatë asaj periudhe.

Diçitura e një fotoje është shumë domethënëse: Pamje nga ceremonia mortore e tetarit britanik, John Merifield, anëtar i Skuadronit  30 të RAF-it britanik, i pari dëshmor i Flotës Ajrore Mbretërore (RAF) për mbrojtjen e Greqisë nga sulmi italian. Ai u vra gjatë ofensivës së parë të RAF-it më 6 nëntor 1940, kur skuadroni i tyre u sulmua nga skuadronet ajrore italiane, ndërsa RAF-i kishte ndërmarrë një inkursion mbi Vlorë, në territorin shqiptar.

Në një foto tjetër, shihen anëtarët e një avioni të Skuadronit 30 të RAF-it, të cilët bëjnë gati pajimet luftarake për të kryer misionin e tyre të bombardimit e goditur objektivat ushtarake italiane në Shqipëri.

Po ashtu, në një tjetër foto, na shfaqet Komandanti i RAF-it për Greqinë, J H D’Albiac, në tavolinën e tij të punës në selinë e RAF-it në Athinë, në “Grande Bretagne Hotel” e kështu me radhë” – shkruan Plaka në DITA.

n.s. / dita

Kortezhi funebër që përcjell arkëmortin e tetarit britanik, John Merifield, duke kaluar në një rrugë të Athinës  për të shkuar në Kishën Anglikane të kryeqytetit grek, ku i jepet dhe lamtumira e fundit. Merifield, një anëtar i Skuadronit  30 të RAF-it britanik, ishte dhe i pari dëshmor i Flotës Ajrore Mbretërore (RAF) në fushatën për mbrojtjen e Greqisë nga sulmi italian. Ai u vra gjatë ofensivës së parë të RAF-it më 6 nëntor 1940, kur skuadroni i tyre u sulmua nga skuadronet ajrore italiane, ndërsa RAF-i kishte ndërmarrë një inkursion mbi Vlorë, në territorin shqiptar.

Pilotët e Skuadronit 80 të RAF-it britanik, duke pushuar ndanë një avioni të tipit “Hawker Hurricane Mark I, V7599 ‘YK-Q’”, në Eleusis pranë Athinës.

Anëtarët e një avioni të Skuadronit 30 të RAF-it, bëjnë gati pajimet luftarake dhe nisen për në bordin e “Bristol Blenheim Mark I, K7095 ‘VT-G’”, në Eleusis, pranë Athinës, për t’u nisur me mision për të goditur objektivat ushtarake italiane në Shqipëri.

Dy avionë të tipit “Bristol Blenheim Mark I” ndërmarrin fluturimin për llogari të Skuadronit 30 të RAF-it nga baza e Eleusis, pranë Athinës, për të nisur bombardimet mbi territorin shqiptar të pushtuar nga italianët. Të dy avionët mbajnë predha dhe municion luftarak të jashtëm.

Drejtuesi i skaudronit 33 të RAF-it, Thomas St John “Pat” Pattle, dhe adjutanti i tij, Lejtnanti George Rumsey, duke pozuar para një “Haëker Hurricane” në Larissa, në provincën e Thesalisë, në Greqinë veriore, ku gjendej dhe një tjetër bazëe RAF-it britanik që ndërmerrte aksione kundër italianëve në territorin shqiptar.

Komandanti i RAF-it për Greqinë, J H D’Albiac, në tavolinën e tij të punës në selinë e RAF-it në Athinë, në “Grande Bretagne Hotel”. 

August 19, 2018 09:07
Komento

7 Komente

  1. xyz. October 9, 16:01

    Shkrim pa kryefjale…z,Armando Plaka…
    Ne te atyre viteve ,pare per here te pare keta aeroplane dhe sot na dridhet zemra,kur kalonin nga Gamozi mbi trojet tona. viktime e kesaj lufte pushtuese…
    xyz.

    Reply to this comment
    • alfa beta gama October 10, 12:21

      Po kallezuesi ku eshte? Hajde merre vesh se cfare ka dashur te thote autori xyz qe ta kuptoje per shembull lexuesi abc, apo dhe alfa beta gama. Nderkaq, autori i shkrimit quhet Armand dhe jo Armando.

      Reply to this comment
  2. Arben October 9, 17:56

    ISHTE PIKERISHT ANGLIA QE NE 1913

    E VENDOSI SHQIPERINE NEN VASALITETIN

    SLLAV, QYSH MUND TE MENDOSH ME NAIVITET

    TE PLOTE, SE ANGLIA DO TE KISHTE NDIHMUAR

    SHQIPETARET GJATE LUFTES SE DYTE

    BOTERORE??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    ANGLIA MBAJTI GREQINE, DHE I FALI RUSISE

    SHQIPERINE ME 1913.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEORIK

    Reply to this comment
    • nje antiturk i betuar August 19, 14:31

      Populli yne heroik , do te rroje qe ç’ke me te , ngordhsh ti , bashke me popullin tend turk .
      Sa per ate qe shkruan , more injorant e kar nga koka te kembet , Anglia , ndihmoi Greqine , ne luften Italo-Greke dhe nuk kishte fare te bente me Shqiperine , por Anglia vete , ishte ne lufte me fashizmin italian dhe ndihmonte kedo qe hynte ne lufte me italianet . I ndihmoi greket ne vendin tone , se Italia e sulmoi Greqine nga tokat shqiptare . Sa per ate qe Anglia ia dorzoi Shqiperine sllaveve dhe aq me teper ruseve ?! , kete do t’a kesh degjuar ne ndonje medrese turke nga ndonje imam injorant . Anglia nuk kishte asnje lidhje e mardhenie me sllavet . Ti je nje idiot i lindur , pa shkolle e pa kulture , qe nuk njef asgje nga kjo bote , perveç Allahu ha bar . Turkoshak dallkauk .

      Reply to this comment
  3. nje antiturk i betuar August 19, 14:30

    Populli yne heroik , do te rroje qe ç’ke me te , ngordhsh ti , bashke me popullin tend turk .
    Sa per ate qe shkruan , more injorant e kar nga koka te kembet , Anglia , ndihmoi Greqine , ne luften Italo-Greke dhe nuk kishte fare te bente me Shqiperine , por Anglia vete , ishte ne lufte me fashizmin italian dhe ndihmonte kedo qe hynte ne lufte me italianet . I ndihmoi greket ne vendin tone , se Italia e sulmoi Greqine nga tokat shqiptare . Sa per ate qe Anglia ia dorzoi Shqiperine sllaveve dhe aq me teper ruseve ?! , kete do t’a kesh degjuar ne ndonje medrese turke nga ndonje imam injorant . Anglia nuk kishte asnje lidhje e mardhenie me sllavet . Ti je nje idiot i lindur , pa shkolle e pa kulture , qe nuk njef asgje nga kjo bote , perveç Allahu ha bar . Turkoshak dallkauk .

    Reply to this comment
  4. Lili August 19, 16:16

    Anti turk,
    Mos u verbero po lexo ma shume se qillimi i anglise ishte copetimi i shqiperise edhe zhdukja e Shqiperise si komb.
    Lexo kujtimet e churchillit edhe protagonisteve te asaj kohe

    Reply to this comment
  5. ELIOT August 19, 18:11

    HA HA HA KAMUNISTAT FLASIN GJITHMONE NEGATIVE PER ANGLINE …. I MESOI ENVER ZGJEBSI … ANGLIA SULMONTE FASHISTET SE ISHTE LUFTA PER PAQEN NE EUROPE ….. E HARRUAT .. DHE KUSH I DHA ULTUIMATUM SERBIT KUR E ARRESTUAN HASAN PRISHTINEN …QE TE LIROHEJ ….. ANGLIA JO RUSIA …PRANDAJ BOLE SHEVIKE MESONI MIRE HISTORNE …DHE MOS HARRONI SE SHQIPTARET VETE SI ZOGU DHE ENVERI JA FALEN DISA TOKA SERBEVE … APO SKUPTONI SHQIPE ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*