Ndihma ekonomike, Kryemadhi: Lëmoshë për të blerë më lehtë zgjedhjet

March 15, 2018 12:38

Ndihma ekonomike, Kryemadhi: Lëmoshë për të blerë më lehtë zgjedhjet

Monika Kryemadhi qortoi skemën e re të qeverisë për ndihmën ekonomike dhe tha se qëllimi i kësaj skeme është që të ruajë shqiptarët të varfër.

“Sepse sa më të varfër të jenë shqiptarët, aq më lehtë blihen në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi ajo në seancën plenare të kësaj të enjte.

Kryemadhi thotë se Shqipëria është vendi i problemeve që nuk mbarojnë dhe zgjidhen kurrë. “Mirëkuptoj qytetarët kur flasin me neveri për politikanët”, thotë kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi paralajmëroi se në vend po vendoset ajo që e quajti diktaturë e arrogancës.

“Diktatura e arrogancës së kryeministrit po instalohet gjithnjë e më shumë. Kryeministri i babëzitur nuk kupton se suksesi i një qeverie nuk matet se sa shumë fiton një grusht njerëzish, por se sa qytetarë dalin nga gracka e varfërisë”, shtoi ajo.

Sipas Kryemadhit, zgjidhja për mijëra familje në nevojë është plani i propozuar nga LSI.

“Ne kemi propozuar një plan konkret për varfërinë, që nuk jep lëmoshë, por ndihmë dinjitoze ekonomike. Kemi një propozim krejtësisht ndryshe nga skema aktuale e parazitizmit dhe lëmoshës dhe të japim 2 për qind të GDP-së për shtresat në nevojë”, tha ajo ndër të tjera.

o.j/dita

March 15, 2018 12:38
Komento

4 Komente

  1. Kulmi kurverise politike March 15, 15:12

    e pabesushme .
    Te qeshes e ja rrases me nji cop Bajge surratit ksaj Stallieres ,qe mbasi erdhi ne qytet ndryshoj profesion !

    Banda e ali babes ,
    jo vetem te cirret ne histeri , e zhveshi Cizme
    e vervisi parlamentit ,si nji terroriste islamike ,
    talibane ,
    por sekur te gjithe si parti ,
    qe nga Ali Baba qe mbush ne pordh Presidencen
    me dale nudo ne fushate e me i premtu gojore
    cdo votuesi s’kan me hyp kuuuuuur ne pushtet !

    Reply to this comment
  2. Zani March 15, 15:49

    Mona ke te drejte vetem une te kuotoj, nuk ka rendsi se po pasurohet nje grushte njerzish,po e rendesishme eshte si jane pasuruar dhe kjo duhet te zgjidhet njeher e pergjithmon dhe te kthehet atje ku e moret. Si ka mundsi te beni ju propogant per pasuri. Jemi I vetmi vend ne bote qe kemi politikan si puna jote qe ske iden pse meresh me politik

    Reply to this comment
  3. Cuku March 15, 18:05

    Tallja me e madhe ,kur flasin hajdutet per fukarane…

    Reply to this comment
  4. Ndihma sociale March 15, 20:01

    Blloqet Monaaa ,blloqet, ato e kane fajin per kete varferi te tejeskajshme te shqiptareve. Nuk numurohet pasuria e familjes Meta, berisha e lulushaneve e gjithe shushunjave qe i kane thithur gjakun ketij populli. Dhe perseri jeni ju qe derdheni lote krokodili. Ka nje zgjidhje: veting gjithe juve dhe sekuestrim i pasurise se vjedhur , shperndarje te ata qe vuajne per buken e gojes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*