“Ndihma” nga Kremlini, NYT: Djali i Presidentit e dinte

July 11, 2017 11:35

“Ndihma” nga Kremlini, NYT: Djali i Presidentit e dinte

Në një email dërguar Donald Trump të Riut vitin e shkuar, shkruhet se një avokate ruse kishte informacione kompromentuese për Hilari Klinton, si pjesë e një përpjekje të qeverisë ruse për të ndihmuar fushatën Trump.

Kështu raporton gazeta Nju Jork Tajms, e cila citon tre njerëz që kishin dijeni për mesazhin e postës elektronike. Mësohet se emaili iu dërgua djalit të presidentit aktual nga publicisti Rob Goldstone, i cil në të shkruan se burimi i informacionit ishte qeveria ruse.

Më pas ishte po Goldstone që organizoi takimin e djalit të presidentit, i cili në atë kohë sapo kishte siguruar kandidaturën republikane, me avokaten ruse. Lajmi se Donad Trump të Riut iu afrua informacion nga qeveria ruse për të ndihmuar fushatën e babait të tij vjen pasi prej muajsh presidenti Trump mohon me forcë cdo lidhje të fushatës së tij me Rusinë.

Vetë djali i presidentit tha se në takimin me avokaten ruse Natalia Veselnitskaya që zgjati rreth 30 minuta nuk u dha asnjë informacion i rëndësishëm për rivalen e babait të tij. Në takim ishte i pranishëm dhëndri i presidentit, Jared Kushner dhe kreu i atëhershëm i fushatës Paul J. Manafort.

Avokatja ruse Veselnitskaya ka mohuar cdo lidhje me Kremlinin, megjithëse në raportime të ndryshme ajo konsiderohet e afërt me qeverisë ruse. Pavarësisht se cfarë u diskutua në takim, analistët thonë se fakti që ai ndodhi rrëzon pretendimet që nuk pati asnjë kontakt me rusët nga fushata Trump.

Duket se kështu mendojnë edhe demokratët në SHBA. Adam Schiff, kryetari demokrat në komitetit e inteligjencës së dhomës së ulët tha se ky është një zhvillim shumë serioz që duhet hetuar dhe kushdo që mori pjesë në takim duhet të dalë para komitetit.

July 11, 2017 11:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*