“Ndikimi i Covid-19 është i pabarabartë”, raporti i OKB mbi pandeminë: Ekonomia botërore do tkurret, të varfërit do bëhen akoma më të varfër

November 21, 2020 09:42

“Ndikimi i Covid-19 është i pabarabartë”, raporti i OKB mbi pandeminë: Ekonomia botërore do tkurret, të varfërit do bëhen akoma më të varfër

Ekonomia botërore përballet me një tkurrje prej 4.3% në vitin 2020, për shkak të ndikimit negative të Covid-19, sipas një raporti të publikuar nga Konferenca mbi Tregtinë dhe Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara.

Raporti, i titulluar “Ndikimi i pandemisë së Covid-19 tek tregtia dhe zhvillimi”, thekson se nëse kriza e koronavirusit vazhdon vitin e ardhshëm, 130 milionë njerëz shtesë do të jetojnë në varfëri ekstreme. Raporti thekson se ndikimi i Covid-19 është i pabarabartë.

Familjet me të ardhura të ulëta, emigrantët, punëtorët në të zezë dhe gratë janë më të ndikuara. Ndërkohë, industritë e turizmit dhe sipërmarrjet të vogla e të mesme, kanë pësuar gjithashtu një goditje joproporcionale.

Raporti thekson gjithashtu se vendet e varfra kanë mungesë të burimeve të nevojshme që t’i bëjnë ballë pandemisë, ç’ka rrit cënueshmërinë nga kriza. Norma e varfërisë botërore pritet të rritet me 8.8%, që është rritja më e madhe që prej krizës financiare aziatike të vitit 1997.

Vendet e pasura kanë reaguar me paketa gjigante të shpëtimit dhe stimujve, ndërkohë që për vendet e varfëra këto mundësi janë të kufizuara dhe rrisin malin e borxhit. Organizata e Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të arritur një rimëkëmbje më të balancuar nga pandemia.

o.j/dita

November 21, 2020 09:42
Komento

3 Komente

  1. Gzim Kulufi November 21, 16:10

    Nwse ky virus do te vazhdoje me ritme ne rritje per kohe te gjate, vende te vogla si Shqiperia do te hane veten me dhembe! Sidomos Shqiperia do te kete probleme me te medha, sepse prodhimtaria e drithrave, perimeve, dhe mjaft asortimenteve te tjera ushqimore eshte pertoke! Shq. eshte e varur shume nga importi i mallrave te ushqimit! Dhe po u nderpre importi, … e merr me mend cdo njeri vete!
    Shpresoj te kete ketu komentues qe i kujtojne disa paralajmerime qe dhashe qysh ne fillim te shkurtit, kur qeveria dhe shteti yne bente akoma gjumin e ngrohte te dimrit dhe u kujtua vetem ne fund te shkurtit! Per fat, virusi koronal nuk doli aq i rrezikshem sa e njihnim nga librat dhe dokumentaret e ndryshem!

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi November 21, 16:10

  3. Gzim Kulufi November 21, 17:49

    Dhe vende si Shqiperia, te cilat kane ndalur prodhimin bujqesor dhe kane shkaterruar prodhimin industrial, duke qene keshtu ne varesi te importit te prodhimeve ushqimore, jane duke u prekur edhe me shume!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim