Kuqezinjtë triumfojnë ndaj Katarit, i mundin 3-1

May 29, 2016 18:50

Kuqezinjtë triumfojnë ndaj Katarit, i mundin 3-1

Shqipëria ka arritur të kalojë më sukses testin e radhës gjatë fazës përgatitore para startimit të Francë 2016 duke mundur Katarin me rezultatin 3-1.

Kombëtarja kuqezi ka pësuar një gol të shpejtë, pasi pa kaluar minuta e dytë Abdelkarim Hassan ka kaluar në avantazh Katarin.

Por avantazhi i tyre nuk ka mundur të zgjasë më tepër se 20 minuta, pasi në minutën e 23-të Arlind Ajeti ka barazuar shifrat.

Mbrojtësi kuqezi ka shfrytëzuar mjaft mirë krosin e dhënë nga Migjen Basha nga goditja e këndit dhe me anë të një goditjeje me këmbën e djathtë ka barazuar shifrat.

17 minuta më vonë Lenjani ka shfrytëzuar një dalje të gabuar të portierit të Katarit dhe me një lëvizje të mirë brenda zone e ka çuar topin në rrjetë.

Armando Sadiku shënoi një supergol nga 20 metra distancë për kuqezinjtë në minutën e 54-t.

May 29, 2016 18:50
Komento

1 Koment

  1. nje lexues shqiptar May 29, 21:12

    Ndeshje “Derby” ishte ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*