Ndizet flaka sërish në Lindjen e Mesme! Një tempull hebre digjet në Bregun Perëndimor

October 16, 2015 14:55

Ndizet flaka sërish në Lindjen e Mesme! Një tempull hebre digjet në Bregun Perëndimor

Një tempull fetar hebre u shkrumbua në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor në Palestinë.

Mediat ndërkombëtare thonë se zjarri u vendos nga palestinezët. Bëhet fjalë për të një varr të nderuar nga hebrenjtë dhe që ka lidhje me figurën biblike të Jozefit.

Izraelitët luten pranë tempullit në fjalë. Me siguri, kjo ngjarje do të ndezë edhe më tej konflikti midis palestinezëve dhe izraelitëve.

Ngjarja ndodhi vetëm pak orë, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i bëri thirrje udhëheqjes palestineze për të ndaluar një valë sulmesh. Lideri palestinez Mahmoud Abbas dënoi zjarrvënien dhe tha se vendi do të riparohet.

Në një vend tjetër në Bregun Perëndimor të pushtuar, një palestinez i maskuar si një fotograf i një agjencie lajmesh, plagosi me thikë një ushtar. Ushtria izraelite tha se sulmuesi palestinez u qëllua për vdekje në lagjen hebreje të “Kiryat Arba”, pranë Hebronit. /Dita/

October 16, 2015 14:55
Komento

1 Koment

  1. Arben October 16, 16:45

    GABIM TE DIGJEN SIMBOLET, POR CIFUTERIA U KA NGULUR PALESTINEZEVE THIKEN NE PALCE.

    DO TE VIJE DITA QE CIFUTERIA DO TE PERGJIGJET NJE ME NJE PER KRIMET E SAJ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim