Ndizet Korça, java e 19 starton me Skënderbeu-Flamurtari

February 9, 2018 10:24

Ndizet Korça, java e 19 starton me Skënderbeu-Flamurtari

Sot starton java e 19-të e Kategorisë Superiore me super ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari. Në Korçë duke nisur nga ora 18:00 do të përballen dy skuadrat kryesuese të kampionatit, Skënderbeu i vendit të parë me Flamurtarin e vendit të dytë.

Pritet një ndeshje spektakolare ku përballë do të jetë sulmi më i mirë ai i Skënderbeut ndaj mbrojtjes më të mirë të Flamurtarit. Kapiteni i Skënderbeut Orges Shehi kërkon fitoren që skuadra e tij të “vrasë” kampionatin ndërsa në kampin e vlonjatëve janë të kënaqur edhe me një barazim duke i pasur frikën edhe arbitrave.

Diferenca mes dy ekipeve është 8 pikë me Skënderbeu që ka një shans të artë të arratiset.Ilir Daja do ketë formacionin më të mire në dispozicion ndërsa trajneri Duro tek Flamurtari ka dy mungesa të rëndësishme.

l.h/ dita

February 9, 2018 10:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*