“Ndjesë!” Mea Culpa e “National Geographic” për racizmin e vet

March 17, 2018 10:08

“Ndjesë!” Mea Culpa e “National Geographic” për racizmin e vet

Ndjesë!

Kjo ishte falja që “National Geographic” realizoi në 130 vjetorin e historisë së saj. Për 130 vitet që ajo kishte trajtuar në mënyrë “raciste” numrin e madh të varieteteve kulturore në të gjithë botën.

Një Mea Culpa historike që u ilustrua, ashtu si vetëm botuesit e saj dinë ta bëjnë, me një foto befasuese, me një histori të pabesueshme. Imazhi i kopertinës tregon dy binjake që befasuan botën: një me ngjyrë dhe tjetra e bardhë. Janë motra nga i njëjti gjak, por me tonalitete të ndryshme lëkure.

“Këto janë motra binjake dhe na bëjnë të rimendojmë për të gjitha ato që dinim mbi racën,” është legjenda që shoqëron fotografinë e vajzave, shkruan bota.al.

Pavarësisht prezantimit të vogëlusheve, Susan Goldberg, botuesja e “National Geographic” ftoi një profesor nga universiteti i Virxhinias, specialist për Afrikën dhe fotografinë për të analizuar publikimet e mëparshme që të jepte verdiktin e tij në lidhje me vendet e zakonshme dhe raciste që ka përdorur kjo revistë për dekada. Gjatë viteve 70 “National Geographic” injoroi njerëzit me ngjyrë që jetonin në Amerikë. Goldberg pohon: “Për dekada kopertina jonë ishte raciste.Për ta hedhur prapa krahëve duhet fillimisht ta pranojmë”.

Imazhet që për dekada ilustruan faqet tregonin njerëz nga qoshe të tjera të botës të habitur, për shembull me teknologjinë që kurrë nuk e kishin njohur dhe prekur ndër duar, të mahnitur për atë që bota e qytetëruar kishte krijuar, ndërkohë që ata tregoheshin si të “egjër”. Sipas akademikut “National Geographic” lindi nën strehën e ekspansionit kolonialist në të gjithë globin.

“Bota ishte e ndarë në kolonizatorë dhe në të kolonializuar. Ishte një linjë me ngjyra dhe revista që po reflektonte këtë vizion të botës,” – u shpreh ai.

“Kopertina nuk ishte e duhura sepse po tregohej nga një elitë, nga një pikëpamje e bardhë amerikane dhe besoj se flet se përse keni nevojë për një diversitet rrëfyesish të historisë”, sqaroi Goldberg në deklaratën e saj.

o.j/dita

March 17, 2018 10:08
Komento

1 Koment

  1. Rracizmi nji teme interesante edhe mes Shqiptaresh March 17, 11:51

    Ndoshta edhe mes nesh vet shqiptareve ,
    mundet ket tone te ksaj natyre .Nga njera ane,prej
    krenarise se idioteve ,trasheguar nga gjaku
    i pushtuesit turk ,nganjiher nga e kundershtareve
    te tyre proshqiptare .
    Sigurishte qe fenomeni rracizmit ne Bote ,
    kudo ,nuk eshte nji fenomen i cili vjen nga hici,
    por un mendoj se ,shpesh her ai del ne siperfaqe,
    nga situata jete te jetuara ,jovetm si ai fenomen i rracizmit “klasik” (qe e ka zanafillen e tij ne idelogjite e ndryshme rraciste) .
    Pra ,shpesh her ka edhe keqkuptime ,ne sulmet ,qe i behen njerit APO tjetrit komunitet .(flas per ne Shqiperi)
    Kjo eshte nji teme ,qe kerkoj jopak impenjim por edhe
    mirkuptim ,kerkon llogjik,per te dalluar ate se cfar
    ben pjes ne rracizem te vertete ,me ate fenomen
    te denueshem ne nji pjes te X-komuniteti , te cilet ,
    kritikat drejr tyre jorrall here i interpretojne si rracizem .
    Ngajiher sulmohet ne te Tilla tone te ngjashme rracizmi ,(edhe perse nuk urren komunitetin psh.musliman ) sepse jane te vetmit ,qe me gjithe gabimet shekullore ,tradhetite e pashembullta ,qe i kan shkaktuar e shkaktojne akoma sot Shqiperise ,
    nuk pranojn asnjiher se ata,mentaliteti i tyre ,
    eshte shkaktari gjithe te kqiave qe i kann ardhur Shqiperise ,ne shekuj .
    Pra …
    ne te Tilla raste ,kur ta imponojne zhvillimet /situatat,
    s’duhet me qen Racist a po te pozicionohesh si i tille ,(ose then me qarte ,te vishesh me nji Maske Racisti)
    te cilat …te imponojne ate Reaxion ,preball maskarades Historike (e cila nuk njef asnji lloj Mea Culpa perball maskarades Historise popullit Shqiptare,,
    ne interes te se ardhmes ,te Atdheut tone …

    Persa kohe ,nuk do kuptohet e tentohet te korigjohet /mutohet ai Mentalitet mysliman i importuar nga pushtuesi ,Pesti Turk , ne ate vend ,
    gangrena ne trupin e Shqiperise do vazhoj te agravoj gjithcka .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim