Ndocaj letër ambasadorit Lu: Mafia e lidhur me pushtetin, më kërcënon

February 7, 2016 09:33

Ndocaj letër ambasadorit Lu: Mafia e lidhur me pushtetin, më kërcënon

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj i dërgon një letër ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, ku i thekson se është kërcënuar.

Sipas tij, shqiptarët i ka pllakosur frika si në periudhën e regjimit komunist. Deputeti thotë se pushteti ka lidhje me mafien dhe se ajo shantazhin qytetarët.

Më poshtë, letra e plotë:

Drejtuar: SH.T.Z. Lu, Ambasador i SHBA

I nderuar, SH.T. Z. Ambasador Lu

Së pari gjej rastin tu përgëzoj për rolin e rëndësishëm që keni dhe po bëni në proceset demokratike të Shqipërisë, në procesin e dekriminalizimit dhe së fundi edhe për Reformën në Drejtësi.

Unë, që ju drejtohem me këtë letër jam Eduart Ndocaj, Deputet i Republikës së Shqipërisë i ardhur në Parlament si pasojë e dekriminalizimit.

Ç’është e vërteta, duke qenë se jam Deputet, një privilegj për nga misioni, por shumë e vështirë për tu ushtruar si duhet për kohët që jetojmë, nuk duhet të ishte e nevojshme që të komunikoja me ju përmes kësaj letre të hapur, sepse ekzistojnë e duhet të ekzistojnë mekanizmat institucional.

Arsye që vendosa të shkruar publikisht lidhet me faktin se shqiptarët i ka pllakosura frika si në kohën e Regjimit Hoxha, por me një ndryshim të madh, në atë kohë kishim një regjim totalitar, ndërsa sot kemi një pushtet që ka lidhje të ngushtë me mafien e përmes mekanizmave mafioze shantazhon qytetarët e këdo që guxon të thotë e të mbroj të vërtetën.

Nga momenti që kam marr mandatin e Deputetit dhe jo vetëm, kam qëndruar sa kam pasur mundësi pranë qytetarëve nën nevojë dhe pranë problematikave të tyre. Kam denoncuar me forcë çdo lloj formë abuzimi me pushtetin, mos funksionimin e institucioneve, mos funksionimin me efikasitetin e kërkuar të shërbimeve spitalore.

Megjithatë, këto janë vetëm një maje ajsbergu në Shqipëri, ku ne jetojmë e duhet të jetojmë.

Dje, pasi përmes një reagimi në faqen time zyrtare të facebook denoncova dhe kritikova marrjen peng të PS-Lezhë, procesin zgjedhor vetëm pak orë më vonë u morë nga të gjitha mediat duke u publikuar, marr një telefonatë kërcënuese të tipit mafioz.

Kjo telefonatë me erdhi nga persona që kanë lidhje me pushtetin e siç duket kanë qejf edhe krimin.

Me personat që më kanë kërcënuar dhe tashmë kam bërë edhe denoncim në organet përkatëse, nuk kam pasur kurrë dhe kurrë përplasje personale apo për motive personale. Pra, unë jam kërcënuar për shkak të detyrës si Deputet i Republikës së Shqipërisë.

I nderuar SH.T.Z. Lu është e turpshme dhe e rrezikshme në të njëjtën kohë që sot, Politika shqiptare ka lidhje të forta me grupet mafioze dhe grupet mafioze kanë lidhje dhe interesa të ngushta me politikën.

Shqipëria, sot duke u nisur nga ngjarjet e vitit 2015 dhe me këto që po ndodhin në fillim të vitit 2016 janë të rënda, të rrezikshme dhe dëshmojnë rreziqet reale që i kanosen shoqërisë, politikës dhe pushtetit.

SH.T.Z. Ambasador, Shqipëria ka nevojë për një proces të thellë dekriminalizimi, për një reformë serioze dhe të panjëanshme në drejtësi dhe po ashtu për Byronë e Hetimit.

SH.T.Z. Ambasador, unë falënderoj Ju dhe SHBA për kontributin e jashtëzakonshëm që po jepni në demokratizimin dhe në konsolidimin e Shtetit të Drejtës.

Ne jetojmë në një vend ku pa asnjë lloj problemi kërcënohen edhe Deputetë, bëhen vrasje në mes të ditës, në çdo kohë, në çdo vend. Kjo nuk është Shqipëria që meritojmë dhe duam.

Me respekt

Eduart Ndocaj, Deputet

February 7, 2016 09:33
Komento

4 Komente

  1. iliriTirane February 7, 10:26

    Disa po tallen me JU, por ne populli i thjeshte JU jeni zeri i se vertetes dhe po na perfaqesoni. Suksese ne misionin tuaj.

    Reply to this comment
  2. XUME PROTOPAPA February 7, 10:28

    MOS E “GUC” GRETHIN

    me krande, se ke guce te zezen tande, ka pas thane nana Drande. Nuk di ne se e ka degjuar kete thenje popullore ky shaluk gjysmemalesor i rrethinave te Lezhes.

    Diç me kujton ate rojen e Fabrikes se Gelqeres ne Shiroke, nje psikopat me kartele, qe per te shkembyer dy fjale me te nuk mund ta veshtroje drejt ne sy.

    Edhe Mesila e çamit Demi, ajo e palmave litar mbajtese per ata qe tashme e kane shtene ne harrese, kur kerkon te rrezoje bustet e rrezuara te Enver Hoxhes, i drejtohet gjithnje shpesh publikisht e me siguri edhe ne privatesine e saj legjendare, Donald Lu-shit te superspecializuar ne ndertimin e haleve fushore, per ndihme.

    Kur vinte nga kopeshti i vetem i femijve lushnjare, Mesilja ankohej edhe aso kohe ndaj bashkekopeshtareve laluce kembezbathur: “mami, Tringa me gerrici me thonjte e paprere, se desha te te sjell ca makarona nga kopeshti, per ty! “

    Te njeten ankese e bente edhe Edjani nga malesite e Lezhes se dale boje: “Bace, Lushi i Prenges ma theu shkopin ne krye (koke), pse i thashe se nata asht e zeze se dielli ka shku me fjete !”

    Kohra te ndryshme, zakone te njejta !

    Ankoheshin tek mamaja e baca me mustaqe spirilluqe dikur, ankohen sot tek kinezi i te qeshures se ngrire nen lekuren e tij diabetike, sikur Mesia te kete zbritur nga Azia e larget ne Shqiperi.

    Nuk kane argumenta, veç ndonje fotoje tashme rutine, te argumentojne kete “deshire” te tyre per mireqenjen e te vobekteve, pak me fodullek e shume me hipokrizi, kerkojne te piedestallohen ne altarin e viktimave imagjinare.

    Reply to this comment
  3. LORA February 7, 10:33

    Dua t’i bej nje kujtese ketij kaubojsit-deputet.
    Kur Sokol Olldashi shkoi ne deren e arixhiut arvizu per te denoncuar mbrapshtite e kryekrimit shqup-s,,,,nuk vonoi fare dhe u zhduk nga skena.
    Per mua,fakti qe ti kaibojs nuk qendron fort ne organet e ligjshme qe duhet te merren me “shantazhin” qe te qenka bere,me bind pa ekuivok se ti duhet te qerohesh nje ore e me pare nga karriga e ligjvenesit.

    Reply to this comment
  4. [email protected] February 7, 10:45

    zotnia e tij Ndocaj ,munde te jete 100%i paster ne denoncimin e tij publik.
    sigurisht maloqet ,qofshin ata dhe te grupuar ne PS,forcen e zakonit te tyre kafsheror….nuk mund ta harrojne !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*