Ndodh në Londër/ Dhelpra sulmon 3-vjeçaren në dhomën e gjumit

August 13, 2018 11:34

Ndodh në Londër/ Dhelpra sulmon 3-vjeçaren në dhomën e gjumit

Një vogëlushe 3-vjeçare është sulmuar nga dhelpra në dhomën e saj të gjumit. Ngjarja ka ndodhur në juglindje të Londrës, Britani e Madhe.

Dhelpra kafshoi 3-vjeçaren në krahun e saj, pasi hyri në shtëpi nga një derë e lënë hapur. Sulmi u ndalua kur babai i vajzës dëgjoi të bërtiturat e saj.

“Nuk mund ta besoj këtë“, tha ai për mediat vendase, duke shtuar se mendonte që sulmet e dhelprave ishin thjesht legjenda urbane.

Ai kishte lënë të hapura dyert e pasme të shtëpisë për shkak të klimës së nxehtë. 3-vjeçarja pwsoi plagë dhe gërvishtje në krah, por fatmirësisht asgjë serioze. Bashkë me 3-vjeçaren, në dhomë flinte edhe vëllai i saj 4-muajsh.

“Mund të kishte përfunduar shumë më keq“, shton i ati.

Kur pa se dhelpra kishte sulmuar vajzën, babai e mori 3-vjeçaren dhe foshnjën duke i vendosur në një dhomë tjetër. Ndërkohë dhelpra u largua nga e njëjta derë e lënë hapur.

Sulmet e dhelprave në Britani të Madhe janë jashtëzakonisht të rralla, por ekspertët thonë se ato mund të bëhen shumë të guximshme nëse gjejnë ushqim të lehtë. Sipas autoriteteve, përqendrimi më i madh i dhelprave në Britani të Madhe është në Bournemouth, 23 për kilometër/katrorë.

o.j/dita

August 13, 2018 11:34
Komento

1 Koment

  1. Zonja Nurihan August 13, 18:32

    Ah dhelper dinake, dhelper dinake… Tani ke filluar te kafshosh dhe foshnjet heee? Po tani mo ditare, a nuk e mbushi kupen per ta mbyllur perjetesisht ne shpelle?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*