Ndodh për herë të parë! Kanali televiziv më i njohur në Shtetet e Bashkuara për klasikët e ekranit transmeton filmin shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”

October 21, 2020 20:46

Ndodh për herë të parë! Kanali televiziv më i njohur në Shtetet e Bashkuara për klasikët e ekranit transmeton filmin shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”

Turner Classical Movies, kanali televiziv amerikan i cili në programacionin e tij përfshin vetëm filmat më të mirë klasikë të krijuar deri në fillim vitet 80-të, për herë të parë do të transmetojë sot në orën 21.15 një film shqiptar, një nga më të njohurit dhe më shikuarit e regjisores Xhanfise Keko dhe kinemasë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.

Programimi i këtij filmi në TCM e vë autoren Xhanfise Keko mes më të mirëve të historisë së kinemasë duke krijuar shtratin e sjelljes pranë audiencës botërore edhe të titujve të tjerë nga krijimtaria e saj.

Përzgjedhja që ky kanal televiziv i ka bërë filmit “Tomka dhe shokët e tij” është rrjedhë logjike e udhëtimit që ka bërë filmi përgjatë gjashtë viteve të fundit që prej momentit të restaurimit të tij nga Libraria e Kongresit Amerikan në Washington në bashkëpunim me ACP, fillimisht duke u shfaqur premierë në British Film Institute dhe Lincoln Center, duke vazhduar me turin e gjatë të shfaqjes në 11 qytete në Britaninë e Madhe si pjesë e programit “Kinemaja e fëmijërisë”, dhe më pas tributet e veçanta dedikuar regjisores Xhanfise Keko nga Danish Film Institute në 2018 dhe Vienna Film Museum në 2019, duke e bërë atë autoren më të vlerësuar në historinë e kinemasë shqiptare.

Shfaqja e filmit Tomka dhe shokët e tij nga kanali televiz amerikan TCM, është një lajm shumë i mirë jo vetëm për autoren e këtij filmi, regjisoren Xhanfise Keko, por dhe për vetë kinemanë shqiptare.

Është koha që Ministria e Kulturës të nxitojë me fillimin e procesit të rimasterizimit të veprave më të mira të kinemasë tonë, se nesër mund të jetë vonë, jo vetëm për audiencën ndërkombëtare por dhe për faktin se ato janë në procesin e amortizimit fizik.

 

j.l. / dita

October 21, 2020 20:46
Komento

25 Komente

  1. xxx October 21, 19:27

    Film i krijuar nga bashkepunimi i mrekullueshem i shume artisteve shqiptare te kohes, qe ndihmonin e asistonin se bashkub qe conin perpara talentet e vetvetes dhe njekohesisht te njeri tjetrit. Artistry e mbikqyrur cilesisht nga lidershipi i partise se punes. Klime bashkepunimi e krijuar ne saje te ideologjise se partise se pnes e udheheqsit te madh Enver Hoxha.

    Reply to this comment
    • Dull tropoja October 22, 02:29

      Po pse doni me fut emrin e Enver Hoxhes ne cdo gje o njerez.Xhanfize Keko eshte nje regjizore shqiptare dhe ajo e la bere filmin.Pa censure mund ta kish bere edhe me te mire.Hani balte kot me Enverin nga puna e te tjereve.

      Reply to this comment
      • Leonora October 22, 09:18

        Bre more dallkauku Dull Tropoja sa i mencur qenke sa ja kalon edhe gomarit tim plak!
        Kinematografia shqiptare,ashtu si te gjitha fushat e jetes ne socializem u zhvilluan vetem ne saje te mbeshtetjes se plote te PPSH dhe Enver Hoxhes ne vecanti!
        Talentet nuk zhvillohen rastesisht,por ati lindin,mbrohen,zhvillohen dhe nxiten nga nje shtet qe e vlereson kulturen dhe artin si pjese e rendesishme e botes shpirterore te nje populli te tere!
        Jo vetem teatri,qe kishte ne cdo qytet trupe teatri dhe estrade,ansambel te Kengeve dhe Valleve Popullore,Shtepi Kulture dhe te Pionieriot,stadiume,pallate sporti,fusha sportive,klasa sportive,kampionate dhe spoartakiada lokale dhe kombetare etj,pra nje organizim perfekt i nje shteti te pergjegjshem,qe mbeshtet edhe financiarisht te gjitha aktivitetet!
        Rinia ne socializem kohen e lire e kalonte ne biblioteka,teatro,estrada,ne ekipet sportive te moshave,te klasave dhe shkollave,kooperativave,ndermarrjevbe etj,ndersa sot rrine rrugeve kur nuk kane leke dhe ne disko,pub-e,motele etj ata qe kane leke!
        Kjo eshte arsyeja se pse sot ka KRIME pa fund dhe cdo dite,ndersa ne socializem as qe njihej si fjale “STRESI” dhe “KORRUPSIONNI”,se droga,SIDA,prostitucioni nuk kishte asnje shans te permendej e jo me te kryhej!
        Ky eshte dallimi midis “NJERIUT TE RI SOCIALIST” dhe “Njeriut te kriminalizuar” kapitalisto-feudal te sotem!
        Ne socializem edukimi i njeriut funksiononte sipas binomit te pandashem FAMILA-SHKOLLA-SHOQERIA,.ndersa sot funksionon sipas parimit kriminal:Kush ka pare i ka te gjitha!

        Reply to this comment
      • Dull qytetari October 22, 11:58

        Qe nga mbiemri qe i ke vene pseudonimit kuptohet se nuk mund te shkruash ndryshe , o Dull tropoja, andej nga je ti edhe kaq sa ke shkruar tregon se ke filluar t’i afrohesh njeriut.

        Reply to this comment
      • xxx October 22, 12:01

        Pa censuren nga larte intelektuhalet e kinostudios do kishin bere film per Mithat beun dhe nazizmin, e kenge per Sali Protopapen e Xhevat Deven kriminelat qe lyen duart der ne brryl me gjakun e bijve te popullit.

        Qelbesira intelektuhale.

        Reply to this comment
  2. Kazani October 21, 19:34

    Këta ishin ata filmat qe donte te ndalonte me ligj, ai shoku i Edvin Mitatit, ai qyqja i mërguar, Agron Tufa??

    Reply to this comment
  3. mirel October 21, 20:16

    Ju kujtohet kenga:
    o naziste gjermane,
    ju jeni hajdute
    Fushen qe ne kishim
    juve na e zute
    Tani ne vend te nazifashizmit kemi kurvat e politikes. Ja kane zene shqiptareve te gjitha, fushat, lumenjte, detet, malet. Po i japin dhe te greke malazeze serbe e maqedone. Ka plot per te tjeret, vetem per shqipot ska

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic October 21, 20:28

    Filmat shqiptare te asaje kohe te Enverit kan me pushtuar boten.Ai dhe nje zhvillim te madh kinometgarfis Shhqiptare duke ja pershtature realiteti ne te gjith filmimet e tyre.
    Keto filma shqiptare jepin eksperince te madhe se si munde te ndertohet, se si munde te punohet se si munte te mesohe dhe se si munte te te mbrohesh.
    Enver Hoxha ka len nje eksperience botrore qe do ti duhet njerzimit.!

    Reply to this comment
  5. Liu nga Wuhani October 21, 20:50

    Edhe Përrallë.nga e Kaluara eshte nje kryevepër

    Reply to this comment
  6. Endri October 21, 21:08

    Skenarin e ketij filmi e ka shkruar Nasho Jorgaqi.

    Reply to this comment
    • xxx October 22, 12:11

      Ka qene tregim, mos gaboj pjese e nje libri me tregime nga lufta per femije nga Nasho Jorgaqi.

      Reply to this comment
  7. ShkoDrani October 21, 21:23

    Filmi eshte shfaqur mbreme, jo sot.

    Reply to this comment
  8. Bravo shume bukur ... October 21, 22:02

    Kan qen Filma & Aktore te nji Niveli Atistike,

    qe konkuronin Denjesishte Kinematografite Europiane

    dhe me gjere …
    Sigurishte qe te rrespektohet nga Shba-te dhe jepen
    ne Tv – Filmi Shqiptare ,kjo ka nji domethenje te madhe

    ne aspektin e Vleresimit te Artit Shqiptare.

    Ishim pak a shume moshatare me kta artista te vegjel

    dhe mjaft te talentuar. Rrespekt… Sequenca te bukura Nostalgjie

    Reply to this comment
  9. Shyqyr qe na permendin October 21, 22:03

    Ka lobuar genc strazimir ….
    Apo nuk luan ky qerosi me patllake

    Reply to this comment
  10. Americano of Hartford October 21, 23:48

    Nuk eshte per here tè pare!!!
    Per here tè pare eshte cfaqur qe ne vitin 2015 Madje eshte shkruar edhe ne Median shqiptaro-amerikane

    “TOMKA AND HIS FRIENDS” IN USA AND PARIS
    The release of “Tomka and his friends” Albanian movie is currently scheduled to premiere for audiences at 2: 30 Trinity College, Hartford CT, USA on September 19th 2015. The event is organized by Albanian Cinema Project (ACP)
    “Tomka and His Friends” in Hartford CT USA and in PARIS

    SEPTEMBER 19, 2015

    by R.M.

    We are pleased to announce to the Albanian –American friends and supporters of Albanian Cinema Project (ACP), the release of “Tomka and his friends”. Albanian movie is currently scheduled to premiere for audiences at Trinity College, Hartford CT, on September 19th , 2015. The screenplay of “Tomka and his Friends” is written by the well -known visionary director Xhanfise Keko and scenarist Nasho Jorgaqi who also produced the movie, on 1977 year. The event is designed by Albanian Cinema Project (ACP), in cooperating with one of the main protagonists, Regina Longo, including a large group of contributors as American Associates and Albanians, too. It is supported unanimously by the Library of Congress, the Albanian Embassy in the United States, and the archive of the film. The idea is simple and just as dignified: made it possible that we were all working to create the best work that we could do at its best of protecting the Albanian film culture , the restoration of old Albanian films , technically, those movies that have began to crumble in the archives, and the restoration of their models to contemporary forms HD, BLUE RAY, etc. The first premier of “Tomka and his Friens” it’s already released in Tirana and it was presented by the main character of the film, Enea Zhegu (Tomka), the second one was showed in Edinburgh Scotland, with a special guest, another Albanian well-known actor, Herion Mustafaraj. Recently, “Tomka and his friends” film is going to be scheduled to premiere for audiences in Paris, including the appearance of Arben Puto, etj. This is the third event comes out to the public and the first one in the USA. It is roomers that special guest will be present, including the appearance of Flurans Ilia , who starred in the movie as Guri character. We think that media exposure is essential to the success of film in order to reach wider audiences.We want to earn the deepest trust of audience.

    R.M.

    Hartford CT USA

    Reply to this comment
  11. Fadil October 22, 00:54

    Urime Shqipéri e epokés sé ndritur té artit socialist té udhéhequr nga gjeniu i kombit shqiptar, Enver Shqipoja dhe PPSH-sé!

    Reply to this comment
  12. Mithat F. October 22, 13:26

    Çfare gallate! Gjithe nostalgjiket e Enverit dhe komunizmit, qenkan mbledhur ketu ne “Dita”. Dita, tashme, duhet te nderroje emrin dhe ta beje “Zeri i Popullit”…

    Reply to this comment
  13. Dhimbia e madhe popull. October 26, 13:38

    Me *Tomken dhe shoket e tij*,rritur e plakur,ata jetoj, sa realizuasit e atij filmi pergezoj.Nidese pacin ata qe kete veper iu lane pasardhesve..
    Pleqeri te mira artisteve te vegjel dhene jete atij fimi, Nderkombetarisht VLERESUAR,qe do te cfaqet, ne jete te jeteve, si pergjithesues e nje *EPOKE* ne atdheun tone.
    Faleminderir sa po beni per MBETIEN e Tij ne EKARANET TELEVIZIVE ne mbare boten.
    Me Torontos, Krah mbi 85 “PasuesVETERANE*(kryesisht te moshes 25-35 vecare) po jetoj me te, une 85 vjecari te festoj*TRE NENDORET Shqiptare*..
    Keq me vjen qe kam humbur mikun nga feminia ne Jete deri ate ne ZALL-Dajt Ai ne rrolin e drejtuesit te Kulturesne Lokalitet,MESUES,ne ate shkolle, mes vite 70-*qarkulluar*.Regjizori e mirenjohue Fehmi Oshafi.
    Lavdi *TRE NENDORE*, me Krye *NENDORIN e TRETE*,29 Nendorin e Clirimit,qe jetuam frutet e tij,mbi 40 vjet…Nendorin e KATER presim…me cpo perjeton atdheu YNE nga PSEUDOT e Pas 97tes.tradhetuar idete e qellimet e asaj *PERMBYSIE*po jo MOHIM i atyre viteve LAVDI LENE.:
    Faleminderit atdhetarit -ATDHETAR –
    A L I U T nga SELENICA!

    *Me BOTEN ECIM*!
    Dhimbia e madhe POPULL

    Reply to this comment
  14. PO , PO October 26, 17:24

    Kjo tregon se sa te veshtire e kane ne Perendim , dhe kryesisht ne SHBA , per te njohur e pranuar nje realitet te pa mohueshem gjysme shekullor ne Shqiperi , por duket qe jep shpresa se nje dite do te flitet e jepet me goje plot ky realitet SINGLE SHQIPTAR !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim