Ndodh vetëm në Angli: Klubi që rrezikon rënien ka më shumë fitues të Champions League në skuadër se çdo ekip tjetër

August 16, 2017 18:17

Ndodh vetëm në Angli: Klubi që rrezikon rënien ka më shumë fitues të Champions League në skuadër se çdo ekip tjetër

Pasi konfirmoi zyrtarisht afrimin në formë huazimi të Jese Rodriguez, Stoke është kthyer në skuadrën që ka në përbërje më shumë fitues të Champions League se çdo klub tjetër në Premier League.

Sulmesi anësor 24-vjeçar fitoi kupën prestigjioze evropiane dy herë përpara se të shkonte te Paris Saint-Germain gjatë verës së kaluar. Por transferimi i tij në Ligue 1 nuk shkoi ashtu siç pritej dhe, megjithëse ka pasur interes të madh nga Fiorentina, ai tashmë ka rënë dakord me Stoke City.

Jese do t’i bashkohet katër fituesve të tjerë të Champions League në “Bet365 Stadium”: Darren Fletcher (Manchester United), Boja (Barcelona), Xherdan Shaqiri (Bayern Munich) dhe Ibrahim Afellay (Barcelona).

Pra, Stoke do të ketë më shumë fitues të Champions League se çdo ekip tjetër në Premier League. Chelsea, që ka katër fitues, do të jetë më pranë tyre në vend të dytë, me Manchester City (tre), Manchester United (dy), dhe Arsenal me Liverpool që kanë nga një. Jese ishte një blerje surprizë e trajnerit Mark Hughes, i cili po kërkonte për një zëvendësues të Marko Arnautovic i cili kaloi te West Ham.

August 16, 2017 18:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*