“Ndodhi gabimisht”, autori pranon vrasjen e 18 vjeçarit shqiptar në Greqi

December 5, 2018 18:16

“Ndodhi gabimisht”, autori pranon vrasjen e 18 vjeçarit shqiptar në Greqi

Të tjera detaje dalin në lidhje me vrasjen me armë zjarri të 18-vjeçarit shqiptar në Greqi. Autori i dyshuar i krimit pretendon se e ka qëlluar aksidentalisht viktimës. Paraprakisht thuhet se autori i vrasjes së shqiptarit Marios Isak nga Leskoviku është një bashkëmoshatar shqiptar, i cili ka pranuar krimin në polici.

Mediat fqinje raportojnë se i arrestuari është shok me viktimën dhe se nuk ka pasur synim për ta ekzekutuar. Pak para krimit, viktima dhe autorit thuhet se kanë qenë në një kafene.

Tjetër viktimë shqiptare në Greqi, ekzekutohet 18-vjeçari pranë banesës (Foto)

“Ndoshta një arsye e përleshjes midis tyre ka qenë një sasi e konsiderueshme parash që janë gjetur në posedim të 18 vjeçarit Mario Isa, i cili ka lindur dhe është rritur në Kavala dhe më parë ka luajtur në ekipin e futbollit lokal”, shkruan “Protothema”.

Vrasjet e shqiptarëve në Greqi; Pas ekzekutimit të 18-vjeçarit reagon ashpër Tirana zyrtare

Paraprakisht, mjekësia ligjore bën me dije se vdekja ka ardhur nga një plumb i vetëm që i riu ka marrë në gjoks, duke i shpuar mushkërinë. I riu mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:00. Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje. Pavarësisht kësaj ende nuk ka një motiv zyrtar për vrasjen e shqiptarit.

v.l/ Dita

December 5, 2018 18:16
Komento

2 Komente

  1. Fatmir December 5, 18:20

    Dridheni dridheni, por keto vrasje jane te indpiruara nga rracizmi dhe urrejta kundrejt Shqiptareve, me e pakta…

    Reply to this comment
  2. demo December 6, 01:17

    Aleanca kuq e zi te shpalle daten e nisjes per ne Bularat dhe Kelcyre,me buldozera,fadroma kazme lopata per te rrafshuar MURTATIN KANCEROZ qe i lane tokes shqiptare Berisha dhe Rama-VARREZAT E PUSHTUESVE GREKE.,Te shkaterrojme varrezat greke qe jane dhe do te jene Mitra qe do te gjeneroje krime,vrasje,kufoma nder shqiptare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*