Ndoka: Aleanca PD-LSI dëmtoi të djathtën

Redaksia Online June 28, 2013 08:44

Ndoka: Aleanca PD-LSI dëmtoi të djathtën

Një prej aleatëve të Berishës, Nard Ndoka, thotë se kryetari i dorëhequr i demokratëve duhet të udhëheqë të djathtën deri në zgjedhjen e pasuesit të tij. “Sali Berisha  duhet të jetë menaxhues  i transformimit të së djathtës deri në ardhjen e timonierit të ri”.

Ndoka thotë se një ndër arsyet e humbjes së thellë të PD-së është deformimi i votës.

“Aleanca e PD-së me LSI-në rezultoi një marrëveshje problematike, e cila dëmtoi PD-në si parti, por edhe elektoratin e djathtë në tërësi. Njerëzit u kthyen në pragmatistë të pushtetit duke përfituar në mënyrë abuzive dhe krijuar kosto të madhe për sistemin. Është vërejtur vota kundër, por fryma opozitare mbetej e fshehtë. Kjo realisht më shqetëson, se njerëzit akoma  kanë frikë t’i demonstrojnë  bindjet dhe idetë e tyre. Vota e qytetarëve  duhet jo vetëm të lexohet qartë, por të studiohet me vëmendje të madhe dhe me përgjegjësinë për të ndërtuar atë që qytetarët kërkojnë  nga politika dhe djathta  për të ardhmen”, shprehet ai.

Sipas tij, “për të djathtën fillon  një epokë e re . Qeverisja  8-vjeçare  mbetet një histori suksesi në mandatin e parë dhe problematike në të dytin. Duhet në analizë e hollësishme, për të ndërtuar vizionin  për rikonfigurimin  e të djathtës shqiptare, duke tentuar bashkimin dhe shkrirjen e disa partive  dhe duke ndërtuar  një strategji të qartë  me ato parti që i bashkohen harkut të djathtë opozitar’, thotë Ndoka për “Shekullin”.

 

Redaksia Online June 28, 2013 08:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*