Ndoka dhe Çuko mbeten në ‘arrest shtëpie’, Gjykata refuzon kërkesën

April 15, 2019 12:54

Ndoka dhe Çuko mbeten në ‘arrest shtëpie’, Gjykata refuzon kërkesën

Dy ish-deputetët e PS Arben Çuko dhe Arben Ndoka mbeten në “arrest shtëpie”.

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda refuzon kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë për dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Ndërkohë avokati i Arben Ndokës, Maks Haxhia ka theksuar se ka apeluar vendimin për sekuestron e pronave në emër të familjes Ndoka. Sipas tij, nuk ka asnjë metër tokë në emër të Arben Ndokës.

Çuko dhe Ndoka u vunë në pranga në tetor të 2018, gjatë operacionit të policisë të koduar “Volvo 4”, ndërsa më 15 nëntor 2018 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi t’i linte në ‘arrest shtëpie’. Kjo masë u caktua edhe për tre persona të tjerë që ishin të arrestuar, përkatësisht; Zef Lazri, Elis Guri si dhe Paulin Simonin, ndërkohë për Lule Zenelin u caktua masa ‘detyrim paraqitje’.

Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese finalizuan një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku u goditën anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

l.h/ dita

April 15, 2019 12:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*