Ndoka: Nuk braktiset Kuvendi për një incident të izoluar

September 12, 2014 08:22

Ndoka: Nuk braktiset Kuvendi për një incident të izoluar

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka përsëritur qendrimin e tij kundër bojkotit të Kuvendit nga opozita.

Sipas tij, ky vendim është marrë pa pasur konsultime.

Ndoka ka thënë se parlamenti nuk mund të braktiset për një incident të izoluar.

E para, vendimi për bojkot është vendim i grupit parlamentar i PD. Unë nuk jam pjesë e grupit të PD.

Jam deputet i listës së PD, në kuadër të një koalicioni, por jam deputet i PDK-së, deputet i pavarur në Kuvend.

Për fatin e keq nuk ka pasur dhe një konsultim me partitë aleate për bojkot.

Jam kundër bojkotit në thelb, pasi vendi ynë është në Kuvend.

Pavarësisht incidentit të djeshëm në Kuvend, nuk mund të ndodhë që qoftë dhe ky zoti Meta të pengojë që unë të flas në parlament, ka forma dhe mënyra për ta marrë fjalën edhe kundër dëshirës dhe vullnetit të mazhorancës.

Prezenca në Kuvend është e domosdoshme, s’mund të jemi një opozitë, që ndodhi një incident dhe të largohemi. Kam dëgjuar 20 konferenca shtypi për një incident në parlament.

Për opozitën është e rëndësishme të kemi një alternativë në Kuvend, për faktin se kemi një kryeministër që po qeveris pa opozitë në Kuvend dhe kjo i jep atij të drejtë të tejkalojë edhe ato norma logjike. Nuk ka pasqyrën që të shohë veteveten dhe gabimet e tij përballë.

Për faktin se ka bërë gabime me shumicë, opozita duhet ti vëjë në dukje dhe jo të qahet për problemet e veta. Kemi një kkryeministër që ka bllokuar të gjitha lejet e ndërtimit në vend, të cilat kanë një kosto shumë të madhe për ekonominë.

Është një zinxhir që kryeministri e ka bllokuar me dashje.

Po shkojnë drejt falimentimit mjaft fabrika që janë të lidhura me sektorin e ndërtimit, kemi një kryeministër që ka bllokuar transportin ndërurban. Kemi një kryeministër që po bllokon lejet për ndërtimin e HEC-ve me koncesion, ka bllokuar lejet minerare për të ndryshar padrinot e tyre, po prish ndërtimet me leje dhe këto krijojnë kosto për qytetarët. Roli i opozitës është që të jetë në parlament, ta thotë fjalën e saj, ta bllokojë Kryeministrin në këtë aventurë, ta bllokojë dhe Kuvendin.

Opozita këto hapësira duhet ti kërkojë për mbrojtjen e qytetarëve dhe interesave të tyre”, tha Ndoka për emisionin “Mirmëngjes Ekspres”.

 

September 12, 2014 08:22
Komento

6 Komente

  1. lumasi September 12, 10:18

    nardi ke pjeserisht te drejt se akoma flet me mendjen e sales se ti te tende nuk e ke! 🙂

    Reply to this comment
  2. Sokrat Marina September 12, 13:33

    Ky I shkret rrip , me te cilin u godit Strazimiri (si thone ,se me sy nuk kemi par gje) paska qene me I trishtueshem se plumbat qe vrane Azem Hajdarin.
    Ndoshta eshte e drejte,pasi edhe nje burre e la gruan per nje pjate fasule e nuk e la kur e kapi duke bere dashuri me nje tjeter…. Edhe PD ,o Nard, u largua per nje rrip e jo per nje vrasje . Strazimiri qenka me I rendesishem se Azemi!?

    Reply to this comment
  3. beni September 12, 14:08

    Kur nuk ka ndonje post qeverie ky ngjason si papa vojtila, qe ne luften e bosnjes, njeher i bente vllezrit myslimane e njeher tjetr u theshte xhihadi islamik! Vojtila qe nje pape per te shkerdhyer nenen, njelloi si ky kodosh! Respek vetem per papa franceskun si njeri me virtyte te medha njerezore!

    Reply to this comment
  4. lejleku September 12, 14:22

    Sa per mendimin tuaj se OPOZITA duhet te jete ne parlament ju ZNard keni shume te drejte edhe si nje deputet me nje stazh te gjate ne ate salle .
    Por edhe kembengulja e disa deputeteve te PD per kete problem nuk do te zagjase shume .Nuk do te jete larg dita kur opzitari KRYEdeputeti dhe BASH kryetari i vertete LULI qe po i studjon koke me koke plangprishesit e puneve te kesaj PARTIE ashtu si po e tregon edhe keto dite me REFORMAT qe deshiron te ndermarre do i beje qe ata te largohen vete nga radhet e saj.
    Dhe ata qe ju nuk ju kane thirrur per mendim edhe nuk ju perfillin ,dine edhe rreshkitjet tuaja ….Por se ju terhiqni vemendjen nuk beni keq .SA per ZULLUMET e EDIT ketu po flet sikur nuk jeton ne SHqiperi.
    Iku koha e NJESHIT tani AI eshte vetem TIMONIERI i Anijes ne OQEAN …se frika VDIQ dhe EDI e realizoi kete .
    RRJETET SOCIALE rinia e viteve te 90ta u plaken disi por bijte jane SHPUZE….e sot te marrin gjak ne vetull…
    Apo don te na thone , ha petulla ha ….Mos u merr me brockulla se je edhe burre i mire Nderime.

    Reply to this comment
  5. patoku September 12, 14:30

    vetem sali vuçidoli pyetet aty o nard ju jeni per perde ma mir banu me poziten

    Reply to this comment
  6. PalokCuca September 12, 17:52

    Ka mbete pa rroge ky vemja!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim