Ndoka: PD synoi përçarjen e aleatëve të vet, duhej të ftonte edhe FRD-në në koalicion

April 17, 2015 08:47

Ndoka: PD synoi përçarjen e aleatëve të vet, duhej të ftonte edhe FRD-në në koalicion

Nard Ndoka ka hedhur akuza të forta ndaj Partisë Demokratike.

Ai tha se PD tentoi të përçante aleatët e vet dhe tashmë po shkon pothuajse e vetme në zgjedhjet e 21 qershorit.

Sipas Ndokës, PD duhej të kishte ftuar në koalicion edhe FRD-në e Bamir Topit.

PD i dha shenjat e veta që në fillim.

Nuk tentoi të zgjerojë bazën e këtij koalicioni, por u mbyll në guackën e vet.

Nuk pati ndonjë tendencë serioze për FRD e zotit Topi, as për AKZ, një forcë opozitare që të jetë pjesë e aksionit politik.

Nuk pati një vendimmarrje as për aleatët historikë dhe strategjikë, por PD tentoi përçarjen e tyre dhe anashkalimin.

Bisedimet nisën me këtë klimë mosbesimi dhe një qasje të turpshme edhe publike të PD që këtë proces ta bënte sa më të mbyllur.

Jemi në pikën zero me PD dhe PDK sot do të marrë një vendim për këtë”, thotë Ndoka.

April 17, 2015 08:47
Komento

4 Komente

  1. Tekila April 17, 10:24

    PD te gjitha shpresat i kishte te Nardi.

    Ky kishte dhe shume experience si minister shendetsie.

    Te pakten ti jape Lulit ndihmen e pare mjekesore, frymarrje goje me goje.

    Reply to this comment
  2. Aphade April 17, 10:54

    Lereni PD ne shejtenine e saj, thote Migjeni ..!!!

    Reply to this comment
  3. Sokoli April 17, 12:32

    Po ka me mire se ne opozite?
    Llap e llap e agje mos qit!

    Reply to this comment
  4. lovidhja April 17, 17:41

    Tekila,FALEMINDEROJE Nard Ndoken………..?/////

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*