Ndonjëherë duhen rrahur gratë…

October 15, 2017 10:40

Ndonjëherë duhen rrahur gratë…

I nderuar Kryeredaktor

Ndonjëherë duhen rrahur gratë, dhe për këtë çdokush ka të drejtën të më quaj të çmendur për aq kohë sa i besohet bindjes se të vërtetat më të çuditshme duhet t’ja themi vetëm vetes. Nuk ka burrë që më pak se një herë, përgjatë jetës së tij, të mos ketë dashur me gjithë shpirt të rrahë një grua.  I thotë mendjes se ajo duhet rrahur jo me qëllimin që të dal e tija, se ai e ka të qartë që nëse do të bëjë për vete një femër duhet të lerë mënjanë shpresën se do jetë i aftë ndonjëherë të zotërojë mendjen e saj, por me qëllimin që edhe ajo të bindet për fuqinë e tij më të madhe, përmes së cilës zë fill burrëria, dhe kjo është dora.

Megjithëkëtë gratë e meritojnë të rrihen edhe për shkak të natyrës së tyre të djallëzuar. Qyshkur në zanafillë,  Zoti s’ka qënë mendjelehtë që të mos dëshironte të ishte mazhorancë, dhe për të mposhtur kundërshtarin e tij, djallin, ai krijoi femrën. Ajo futi në shishe djallëzinë përmes djallëzisë, burgosi opozitën e Krijuesit duke e bërë atë kapiten vetmitar.

Edhe për shkak se ato nuk mund ti nënshtrosh ndryshe, nuk mund t’ja u ndrydhësh fuqinë qëkurse ato u kujtuan se duhet të bëjnë karrierë, pavarësisht se kjo dukuri e kohëve moderne të shtin në mendje dyshimin se kjo ambicje mund të mos i shkojë aspak ndjeshmërisë së femrës. Një shkrimtar ka thënë se për të dalluar nga është suksesi duhet parë andej nga shikon femra, por kjo do të thotë të shohësh vetëm pasqyrën. Ndoshta kjo lloj ambicje nuk i bën asaj, është rrobë e ngushtë, nuk i rri mirë.

Duhen rrahur edhe për arsyen se kur vjen puna të ushtrojnë virtytin më të mirë të tyren, ndjeshmërinë, tek burrat ato i japin dorë të kundërtës, dinakërisë, e rreken që ta budallallepsin. Kjo ndodh se ato nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël të fshehjes së nevojës për të drejtuar, dhe një budalla drejtohet më lehtë. Përplasin qerpikët, përkundin flokët, veshin geta rrjetë tamam si rrjeta e merimangës dhe mjerë kush ngec aty, veshin taka e tingulli prej tyre vjen si simfoni në veshët e gjinisë së dobët, pinë verë me finesën e një profesionisti që njeh mirë verën edhe pse nuk kanë grimën e njohurisë, dhe mjafton kaq për kataklizmën, për ta budallallepsur një burrë, e më pas për ta drejtuar.

Por nuk mbaron këtu. Ato duhen rrahur edhe për shkak se synojnë  të njëjtat gjëra që synon gjinia tjetër.  Synojnë barazi gjinore kur në të vërtetë ato duhet të kuptojnë që s’kanë për të qënë ndonjëherë të barabarta me meshkujt. Ato qëndrojnë më lart. Prandaj ndonjëherë duhen rrahur.

Gerina Mulla

October 15, 2017 10:40
Komento

17 Komente

  1. kur arrin pika e vlimit te Hurit ose "Mendja ke Huri " October 15, 12:39

    Oh …!
    tema te tilla ,jane mjaft zbavitese ,por jo ne ate kuptim si mendojn disa . -Shprehja tashme “Klasike” (nuk eshte ashtu si duket ) nuk ka vend ktu . Pra mundet te themi ;
    Vertet impresionues nji stil i tille mendimi(ose pse jo mentalitet ) ala Sado-Masso
    E nderuara autore ; me kujdesin e duhur e duar elegande ,c’vesh ambicjet e fshehura feminile dhe me nji Art-mjaft brutal te rafinuar e zbulon ngushticen ,mes atyre dy binareve , mbi te cilen luhet ajo maredhenje m.f .kercenuar gjithmon nga ai ,dhunuesi i dal menc ndodhur perball asaj strofkulle (qe si nji gjuhe Dheplre sfidon trimerin e burrit , skuq flak surratit,i rrebeluar nga ajo pamje perball ,ngritur lart ,doren qe mban hurin, q’i godet pameshire, egersishte mbi ate dobesi feminile,duke menduar ,t’ ja fusi brenda ate gjuhe, e uli femres ate “egon e saj” ,per Hu…por qe ne fund del i penduar me koken varur poshte ,i penduar ,pasi ka cfryre ate frystrim i menduar ; Sikur t’i fusja edhe nji Dru nga pas ! Sot o bo Mode …

    Reply to this comment
  2. demo October 15, 13:48

    Jo moj Ledi,jo,se ty eshte gjynah te rrahesh! Po ajo Josefina Topalli po s`e pat rrahur Azem Hajdari,hak e ka nje dru te mire.

    Reply to this comment
  3. katarakti October 15, 14:57

    Nuk e di nese autorja perdor ironine apo jo. Por kam verejtur gjithandej se e para gje qe bejne grate, (nuset) sapo fusin kembet ne shtepine e burrit, eshte qe ta prishin dhe ta largojne ate nga njerezit e tij, dhe sidomos nga nena. Po ashtu shuma nga ato i kam degjuar te thone: Po nuk deshe njerezit e gruas, nuk do as gruan! Kjo eshte nje tjeter taktike e tyre per tu hapur kanatat e shtepise se re njerezve te saj. Dhe megjithese e martuar koka e gruas mbetet gjithmone nga shtepia e saj, ndersa barku te shtepia e burrit. Derisa i vdesin prinderit. Keto gjera jane ne natyren e gruas, siç jane dhe djallezia apo rendja pas pamjes se jashtme. Megjithate keto dukuri nuk perbejne shkak per te ngritur doren mbi te.

    Reply to this comment
  4. Mark .U.K October 15, 18:48

    Sundimin ma te mire qe i ban grues ashte te mos e nigjosh.Po e nigjove e ke ne shpin tan jeten.

    Reply to this comment
    • ERA October 21, 02:13

      Sa primitiv..per mos te thene IDIOT!

      Reply to this comment
      • Beni October 21, 18:40

        O Era,
        Dhe aq gabim nuk e ka ai. Pse e quan primitiv?
        As gruaja të mos pyesi burrin e as burri gruan. Të jetojnë vec e vec dhe asnjerit nuk i duket vetja i shfrytëzuar…
        Gratë e ndajnë nga familja burrin. Kjo është e para, që bëjnë….Raste të rralla kur nuk ndodh kjo.

        Reply to this comment
  5. Kastriot October 15, 19:58

    Dikur kam lexuar nje shkencetar qe kish shkruaj : “Ndonjehere grave ù mbushet mendja qe Jam te barabarta me burruat. Nuk eshte e vertete. Jane shume me lart,cdo gje e trnsformojne 100 fish per mire.Jepi p.sh.gruas spermen ajo te jep nje femije, jepi nje apartament ta transofrmon ne shtepi, jepi lende ushqimore ta transofrmon ne dreke a darke,jepi buzeqeshje te jep zemren e shpirtin,jepi mender m….do taktheje mbrapsht me kohe me tonelata. Dhe ishte burre shkencetari.

    Reply to this comment
    • Nausika October 21, 18:29

      O Kastriot!
      Më kenaqe..
      Aman si e ka pasur emrin shkencëtari, të lutem…
      Paska qenë shumë inteligjentë…

      Reply to this comment
  6. DETARI [email protected] October 15, 20:56

    ‘une jam dakord qe duhet ta rrahesh gruan……’ !

    por do te pyesja ; po te rrahesh nji shokun tend qe mund te jete fizikishte me i paket se ty, a do te kenaqej shoku dhe a do ta vazhdonte shoqerine prape me ty ai ???

    Reply to this comment
  7. PidhiISateme October 16, 14:35

    Nuk kuptohet mire cfare do te thote kjo lesbikja qe pretendon te jete mendimtare e sofistikuar, por po qe se e ka marre malli te haje dru, nuk besoj se duhet ta kete zorr te gjeje ndonje qe te mos ia kurseje shpullat.

    Reply to this comment
    • [email protected] October 18, 01:32

      Autoria e shkrimit eshte per ta falenderuar se me shkrimin e saje ka goditur atje ku duhet .Ja nje shembull i komentuesit te fundit PIDHILSATEME ,qe nga emri qe ka vene e komenti
      qe ben te vjen gjynah ta marresh neper kembe ,se me doren e tija shkruan emrin e nje psikopati . Urime dhe rrespekt per autoren .

      Reply to this comment
  8. shoku October 17, 15:13

    Keshtu ndodh ( pra shkojme te dhuna, rrahja) kur nuk gjen gjysmen tende, ose me mire kur nuk tenton te ndryshosh veten dhe tjetren per tu perputhur ne nje te vetem.
    Dashuria nuk qendron dot mbi dhumen dhe dhuna nuk e do dashurine.
    Prandaj do matur mire kur themi TE DUA.

    Reply to this comment
  9. Moisi Golemi October 18, 12:34

    Ia paska futur nja dy shpulla ish-dashnori politikan kesaj…. dhe tani iu fut shkrimeve per dhunen ndaj gruas. Qe t’i beje presion se une te nxjerr edhe lakrat qe kane te bejne me dhunen.
    Gerine moj, deshtake. Mos e quan gje dhune edhe kur i dashuri te fut ca dacka vitheve, gjate seksit?

    Reply to this comment
  10. asd October 18, 19:48

    Nuk e kuptova artikullin. Ndoshta ka dashur te duket e sofistikuar, por per mua eshte nje rremuje qe nuk te con gjekundi.

    Reply to this comment
  11. Adi October 21, 18:37

    Një proverbë, thotë, burri është koka e gruaja, qafa.
    Proverbë nga Kaukazi, mos gabofsha.
    Do kishte qenë, më mirë, që burrat e gratë, të jetonin vec e vec e të takoheshin si në kohën e Greqisë së Lashtë, vetëm natën. Kështu nuk do kishte as grindje e as mosmarrëveshje e dashuria nuk do konsumohej siç konsumohet..

    Reply to this comment
  12. vasili October 22, 14:40

    Zonja Gerina,keni hapur nje teme,te perditesise egzistenciale te shoqerise njerzore dhe ne vecanti asaj shqiptare.
    Nga jeta dhe nga deduksionet e studiuseve te shquar,sic eshte dhe babai i psikoanalizes Zigmund Frojd,qe mbas nje praktike klinike mbi 30 vjecare do te shprehesh:,Nuk kam arritur te kuptoj se cfare kerkojne grate´´´´Gruaja eshte nje kontinent i erret´´
    Shkrimtarja dhe gazetarja feministe e shquar italiane,Oriane Fallaci,qe ka shkelur globin gjithandej,tek libri i saj ´´Seksi i shperfillur´´do te shprehej:
    ´´Grate amerikane,jane te gezuara,zakonisht te pasura,pasi trashegojne kursimet e burrit te vdekur,dine ta gezojne jeten,pothuajse si vrasese ne liri.Jetojne ne nje bote burrash(amerkane)te mefshet,te prangosur ne nje skllaveri,qe ata vet e ushqejne e prej se ciles,nuk dine te clirohen.
    Nga nje cep i tokes,ne tjetrin,grate jetojne ne nje menyre te gabuar:
    O te mbyllura si kafshe,ne nje kopesht zoolpgjik,duke pare qiellin dhe njerezine,nga nje carcaf qe si nje qefin mbeshtjelle nje kufom,ose te cliruara nga zinxhiret te terbuara,si luftetare ambicioze,qe fitojne medalje ne garat e qitjes.
    Dhe une nuk dija,nese dhimbjen me te thelle,e kisha ndjere.para nuses se vogel te Karacit,apo ushtares se shemtuar,te Ankarase.´´-perfundon Fallaci
    Geni mashkullor eshte i prirur,ndaj llogjikes dhe koncentrimit,kurse femrat kane me te zhvilluar intuiten dhe instiktin.
    Prandaj dhe nuk jane te ndryshem,ne kuptimin real te fjales.
    Dhe mendoj,qe te shkoj nje maredhenie ne cift mire,te dy gjinite duhet te jene te vetedijeshme si funksionojne,duke perdorur tolerancen e lejueshme dhe mbi te gjitha te mendohen thelle para aktit madhor te lindjes se trashegimtareve.
    Femrat,kane nje arme te forte,para se ciles nuk mund te qendroje asnje mashkull:,Butesine timide dhe sensuale.Por fatkeqesia dhe per shoqerine eshte qe pak e kuptojne kete dhe e perdorin shume rralle.Preferojne te behen macho,duke u paraqitur ne te kundert me ate qe duhet te jete.
    Femra shiptare ka nje specifike te vecante:
    Si vazhdimesi komuniste,por tani dhe shume me shume,femrat fshatare me mentalitetin e tyre midis kafshes dhe njeriut,uzurpuan qytetin dhe i infektuan dhe trashegimtareve,kete lloj formimi.
    Dhe majen e ajzbergut e shohim tek ´´politikanet´´tona loket-egersira deputete te Saliut,ku prin hiena e vertete prej Shkodret,topallja.E gjithe kjo,pasi banda e Saliut udhehiqet dhe i jep liri te plote, instikteve kanibaleske.
    Edhe tek ps-ja mund te kishim specie te ketille,se po i njejti kazan shoqeror eshte,por kjo nuk ka ndodhur fale kryesisht kultures qytetare te Rames.
    Nuk jam absolutisht,per ta qelluar femren,pasi e ul mashkullin ne nje nivel animalesk.
    Qenia njerzore nuk meriton dhune fizike,por dialog mental dhe tolerance dhe kur ky i fundit perfundimisht nuk funksionon,ahere secili,duhet te shkoje ne pune te vet.
    Dhe se fundi zonja Gerina,ju ja keni drejtuar letren kryeredaktorit,por ai si gjithmone,mbasi i boton,cuditerisht i le pa pergjigje ato.
    Qe per mua perben nje mekat jo te vogel,pasi e vleresoj,vecanerisht personalitetin dhe penen e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*