Ndotja akustike në Tiranë, ja matjet nga AKM për vitin 2018

October 20, 2018 20:30

Ndotja akustike në Tiranë, ja matjet nga AKM për vitin 2018

Qyteti i Tiranës ka nivel të lartë të ndotjes akustike e shkaktuar kryesisht nga trafiku dhe boritë e automjeteve. Interesimit të Tv Klan, Agjencia Kombëtare e Mjedisit i vuri në dispozicion matjet e nivelit të zhurmës gjatë vitit 2018 në 5 pika kryesore në kryeqytet.

Nga të dhënat, në të gjitha stacionet e monitoruara kemi tejkalim të normës ditore dhe të normës natën.

“Sot jemi jemi me një situatë prej 72 decibel. Normat e lejuara janë 50 dhe 55 decibel”, thotë Migen Qiranxhi, anëtar i Qëndresës Qytetare.

Zona e Shkollës së Bashkuar, tejkalim të nivelit të ndotjes me 12 % (61.7 decibel)

Zona e Faramacisë 10 , tejkalim të nivelit të ndotjes me 16% (63.93 decibel)

Zona e Stacionit të  Trenit, tejkalim të nivelit të ndotjes me 24% (68.50 decibel)

Zona tek 21 Dhjetori, tejkalim të nivelit të ndotjes me 20% (66.17 decibel)

Zona tek Stadiumi Dinamo, tejkalim të nivelit të ndotjes me 28%  (69.74 decibel)

Sipas mjekëve, ndotja nga zhurmat e trafikut të rënduar, krijon probleme të pariparueshme tek fëmijët dhe të rriturit në sistemin dëgjimor, deri dhe në humbje të dëgjimit.

“Ekspozimi ndikon negativisht në dy sisteme, dëgjimor dhe nervor. Dëmtimet ndodhin me kalimin e kohës. Ky është ndikimi negativ që mund të kemi tek moshat fëminore dhe te reja, dhe ndarja tyre që janë të ekspozuar ndaj zhurmave. Ky çon në një dëmtim të dëgjimit minimal, që fillon me një zhurmë në vesh. Këto janë dëmtime të parikthyeshme. Këto më pas çojnë në stres, në depresion. Në zona të caktuara është e ndaluar me ligj që t’i biesh borisë, ne jemi në mes të spitalit dhe ti dëgjon borinë që bien bien si në mes të trafikut”, shprehet Prof.Dr. Suela Sallavaçi.

Prej vitesh, përveç ndotjes së automjeteve, një tjetër shqetësim i banorëve të kryeqytetit mbetet edhe ndotja nga lokalet dhe pub-et e natës të cilët funksionojnë me muzikë të lartë tej normave të lejuara.

Por si mund të parandalohet ky nivel i lartë i ndotjes akustike në kryeqytet?

“Duke vendosur sinjalistikën rrugore, siç janë gjobitja e drejtuesve të mjetit që përdorin borinë pa kriter, probleme janë edhe automjetet e transportit publik që i bien borisë, dhe ato duhet të pajisen me bori elektronike“, thotë Qiranxhi.

 

v.l/ Dita

October 20, 2018 20:30
Komento

2 Komente

  1. Adih October 21, 00:08

    Ne shtetet perendimore brenda ne qytet ,nuk lejohet absolutisht te perdoret buria . Por nuk eshte fai dhe problemi i shurdhimit mos e egzaqjironi .
    Problem eshte ndotja e ajrit . Eshte nj problem shume serjoz per shendetin e popullit .Por kjo pune e ndotjes se ajrit do rregullohet ,mbasi tna vije ne popullit ,karburant i paster ,ashtu sic i vjen te gjithe kapove opozite e maxhorance ,se bashku ne kor ,dhe furnizohen me tollona ,dhe ky karburant i paster i vjen agallareve nga WIENA AUSTRI .Kane pikat e tyre sekrete ,dhe nuk ka as edhe nje njeri shanc ,te furnizohet ,qofte me dollare ,Euro apo me flori.?? Per parine furnizimi nga WIENA ka mbi 26 vite ????Popullit i serviret karburant i pa perpunuar mizerabel ,pervec ndotjes ,po ju prish motoret e makinave ..Nuk e kuptoj Bracen dhe Pallen ,”zihen” me opoziten ne parlament , si macja me miun ???Pse nuk e kane ngritur kete ceshtje ,apo nuk jane kundershtare te vertete ,dhe une qe komentoj sinqeisht jam idiot.
    Mu kujtua para ca oreve deputeti Strazimiri i PD ,kritikon PS se ne policine e Xhafes ,ka 565 police sigurimsa ,dhe me e bukura ,vete PD ,te dy ministrat e brendeshem te saj ,fill mbas 90 i ka pasur sigurimsa ,e nuk behet fjale per polica ,qe Strazimiri cohet ,per interesa vetem politike ,e pellet si hoxha ne maj te minares..Mjaft u tallet ,nga te dy anet o vellezerit binjake siameze me kete popull. Por keni kohe dhe jo vetem sot ,sinqerisht jeni bere per gjynah.

    Reply to this comment
  2. vlona October 21, 09:15

    Ndotja jo vetem qe eshte problem,por edhe qe nuk mund ti jepet zgjidhje…Ne te gjithe Globin eshte e njejta situate dhe per hir te se vertetes,po punohet Nderkombetarisht.Por Zhurrmat e krijuara nga Pabet eshte e pa falshme.Muziken nuk mund ta ndalosh pasi eshte nje ushqim i vertete Shpirterore.Neper Boten e Civilizuar pernjimend jane kane detyrim ligjor instancat Shteterore qe para se te leshojne lejet e ushtrimit te biznesit behen me pare prova per veteizolimin e godines.Prej saj nuk duhet te dali as zhurrma e mizes dhe jo e muzikes.Pra kjo gje rregullohet ,kur Shteti te zbatoi vet i pari ligjin dhe jo te ngarkoje me reprazalje pronaret e lokaleve.Kushti ne ligj eshte,Ndertimi duhet bere sipas parametrave te parashikuar.U bene gati 30 vjet ku degjohet e njejta histori dhe asnjehere nuk u degjuav qe:U mbyll filan Pab sepse duhet te beje izolimin e godines per te mos rrjedhur Zhurrma e Muzikes.Pabet pa Muzike nuk mund ti quash te tilla…pershendetje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*