Ndotja alarmante, Shkupi aktivizon sërish transportin publik falas

January 30, 2018 13:39

Ndotja alarmante, Shkupi aktivizon sërish transportin publik falas

Ndotja alarmante ka detyruar Bashkinë e Shkupit të aktivizoj sërish transportin publik falas në kryeqytetin e Maqedonisë.

Kryetari i saj, Petre Shilegov tha se po diskutohet dhe marrja e masave të tjera, të cilat të ndihmojnë në parandalimin e rritjes së nivelit të kësaj ndotjeje, të kthyer tashmë në një shqetësim serioz.

Nga vet punonjësit e Bashkisë është kërkuar të japin shembullin të parët, e të shkojnë në punë me autobusë apo transport të organizuar.

Ndërmarrja Komunale Publike është urdhëruar nga ana tjetër, që të intensifikojë ndjeshëm aktivitetin për pastrimin e rrugëve.

l.h/ dita

January 30, 2018 13:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*