Ndotja e ajrit po ndikon në plakjen e parakohshme të shqiptarëve

July 13, 2018 20:36

Ndotja e ajrit po ndikon në plakjen e parakohshme të shqiptarëve

Vendi ynë vazhdon të jetë disa herë mbi normën mesatare europiane të ndotjes. Ekspertët thonë se nëse krahasohen dy persona të së njëjtës moshë, ai që jeton në zonë më të ndotur pëson zvogëlim të vëllimit të trurit dhe plakje të parakohshme të qelizave.

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit, qoftë nga grimcat e pluhurit, ashtu edhe gazrat që çlirohen nga karburantet e automjeteve, ndikojnë negativisht në sistemin nervor të njeriut. Pasojat janë edhe më të rënda tek fëmijët e vegjël, pasi ka studime që e lidhin me autizmin apo zhvilimin psikomotor të fëmijës.

Enver Roshi, specialist i Institutit të Shëndetit Publik, shprehet: “Dioksidet e azotit janë elementi kryesor i formimit të smogut, që dëmton rëndë sistemin aspirator dhe nervor. Në zonat e ndotura, vëllimi i trurit të fëmijëve është më i vogël sesa i fëmijëve që jetojnë në zona me ajër të pastër”.

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit lidhet me një sërë sëmundjesh degjenerative të trurit, të cilat jo vetëm janë shtuar në vendin tonë, por kanë prekur mosha të reja, siç është skleroza multiple dhe parkinsoni.

Ndikimi i ndotjes së ajrit në tru dhe në mushkëri ka rritur vdekshmërinë tek shqiptarët. Sipas statistikave, çdo vit vdesin 38 persona për 100 mijë banorë.

l.h/ dita

July 13, 2018 20:36
Komento

5 Komente

  1. info analitike July 13, 22:09

    Prismi se nuk keni pare gje akoma. Kur Shalsi i plehrave tra ktheje vendin ne kosh plehrash te notes atehere do te kenaqeni edhe me shume

    Reply to this comment
    • ha ha July 13, 22:34

      shpellar anal i ti ke ,

      ktu s’behet fjale per tymin e zjarrit te shpelles #
      #
      por dicka tjeter ,qe eshte per trurin tat
      km shekuj larg

      Reply to this comment
  2. Mjeket te cmendur . Ajri ndikon ne mushkri jo ne tru o ju dhjefsha trut ! July 13, 22:52

    haaaaaaaaaaaahahahahaha
    ne shqiperi duhet te jepet alarmi .
    te gjithe jashte kontrolli .
    mjeket po ashtu

    Reply to this comment
    • Lili July 14, 11:46

      Kur mushkrinjt nuk punojne mire,nuk ke oksigjen mjaft e kur nuk ke oxigjen,te demtohet qelizat nervore ne tru e ne gjithe trupin,siç tu kane demtuar..

      Reply to this comment
  3. Arben July 14, 13:17

    Me e pakta, sepse jemi

    Populli trim dhe heroik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim