Ndotja e ajrit shkakton sëmundje psikike

April 15, 2019 10:52

Ndotja e ajrit shkakton sëmundje psikike

Të rinjtë të cilët jetojnë në qytete të ndotura janë më shumë të riskuar për t’u prekur nga sëmundjet psikike. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit britanik.

Shkencëtarët  japin alarmin se ndikimi që ka ndotja në psikozën e të rinjve duhet të trajtohet si një urgjencë shëndetësore. Për më tepër duke marrë parasysh edhe trendet e parashikuara të së ardhmes. Sipas këtyre parashikimeve, duke nisur nga viti 2050 më shumë se 70% e popullsisë në botë do të jetojë në qytete.

Në studimin e parë u morën në analizë 2232 fëmijë britanikë të cilët u vrojtuan deri në moshën 18 vjeçare. Ata iu përgjigjën pyetjeve nëse dëgjonin zëra apo jo. U vu re se eksperiencat psikotike ishin më të zakonshme në zonat urbane.

Njerëzit që jetojnë të qytete janë më të ekspozuar ndaj NO2 e shkaktuar nga automjetet.

Specialistët këshillojnë se të jetuarit në vende të pastra do t’i ndihmojë njerëzit të qëndrojnë larg sëmundjeve mendore.

e.t./dita

 

April 15, 2019 10:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*