Ndotja mbërrin në tryezat tona, edhe kripës së detit nuk i zihet besë

August 20, 2018 17:46

Ndotja mbërrin në tryezat tona, edhe kripës së detit nuk i zihet besë

Kripa e detit në të gjithë botën është kontaminuar nga plastika, duke shtuar frikën e ekspertëve se mikroplastika po bëhet e kudondodhur në ambient dhe po e gjen rrugën edhe drejt zinxhirit ushqimor përmes kripës në tryezat tona.

Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se grimca të vogla plastike janë gjetur në kripën e detit në Britaninë e Madhe, Francë dhe Spanjë, por edhe në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërkuesit besojnë se pjesa më e madhe e kontaminimit vjen nga mikrofibrat dhe plastika njëpërdorimëshe, si shishet e ujit, sende këto që përbëjnë edhe pjesën më të madhe të mbetjeve plastike.

Rreth 12.7 milionë tonë plastikë hyjnë në oqeanet e botës çdo vit, sasi kjo ekuivalente me një kamion plehrash të mbushur me plastikë që derdhet çdo minutë në oqeanet e botës.

Pasojat e plastikës në organizmin tonë nuk janë ende të qarta. Shkencëtarët përpiqen të kuptojnë pasojat e plastikës në trupin e njeriut, por nuk munden të gjejnë një grup njerëzish të paekspozuar ndaj saj.

Ndërkohë, “The Guardian” shkruante në një analizë të tij kohë më parë se 1 milion shishe plastike blihen në botë çdo minutë dhe se përpjekjet e riciklimit po dështojnë të kapin ritmin e prodhimit, që pritet të katërfishohet deri në vitin 2050.

Disa ambientalistë thonë se kërcënimi nga ndotja plastike tani rivalizon edhe ndryshimet klimaterike.

o.j/dita

August 20, 2018 17:46
Komento

1 Koment

  1. info analitike August 21, 20:05

    Mos u merzitni shoke se juve keni kohe qe te mberrini deri tek kripa e ndotur duhet te kaloni nga mielli i skaduar, mishi i kalbur, mallrat ushqimore te skaduara. Vetem keshtu do te jeni plotesisht te rilindur e te gezuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*