Ndotja nga përmbytjet/ Si duhet të pastrohen depozitat e ujit
Nga Arkiva
Si shkak i ndotjes së shkaktuar këshillohet që të bëhet kujdes edhe me ujin e depozitave, të cilat në këtë rast duhet të pastrohen.
Pastrimi dhe dezinfektimi i depozitës së ujit të pijshëm ka për qëllim heqjen e llumrave dhe mikro-organizmave që janë të dëmshëm për shëndetin dhe është i domosdoshëm dhe në përgjithësi duhet të kryhet 1 deri 2 herë në vit, veçanërisht në rastet e përmbytjeve.
Udhëzuesi me hapat që duhen ndjekur për pastrimin dhe dezinfektimin e depozitës së ujit:
- Para se të hapet depozita, pastrohet e gjithë sipërfaqja e jashtme e saj si dhe kapaku mbyllës.
- Zbrazet uji që ndodhet në depozitë.
- Hiqen llumrat që kanë dekantuar në dyshemenë e depozitës.
- Pastrohet me furçë të ashpër, ose me ujë me presion, e gjithë sipërfaqja e brendshme e depozitës për të larguar papastërtitë.
- Zbrazet uji i ndotur nëpërmjet valvolës së shkarkimit të depozitës.
- Shpëlahet depozita me ujë të pastër derisa të pastrohet sipërfaqja e brendshme.
- Dezinfektohet sipërfaqja e brendshme duke mbyllur fillimisht valvolat e tubacioneve. Më pas përgatitet
- tretësira dezinfektuese me përqendrim 200 mg/l klor aktiv, teksa me një furçë të re, ose me pompë spërkatëse, spërkatet e gjithë sipërfaqja e brendshme e depozitës me këtë tretësirë dezinfektuese, dhe lihet të qëndrojë për të paktën 60 minuta.
- Pas dezinfektimit, hapen të gjitha valvolat dhe shkarkohet depozita.
- Shpëlahen depozita dhe tubacionet me ujë të pastër dhe të bollshëm për të eliminuar të gjithë klorin e mbetur në to.
- Mbushet depozita me ujë të pijshëm të ujësjellësit.
- Së fundmi, sigurohet mbyllja hermetike me kapak e depozitës; rekomandohet që kapaku të pajiset me dryn.
Pranvera Kola- DITA
Mire depozita, puna eshte ke uji, a eshte i paster apo jo? Jo se, ne e pastrojme depoziten, po pastaj depozita mbushet me ujin e piset qe vjen nga ujesjellesi dhe…
S’ka mundesi qe uji i pijshem te jete i piset ! Te gjithe mund te pyesin se si ka mundesi qe depozita behet pis ( me llum ),ja pra nga shiu qe bie ne dimer.Nje gje nuk jam i sigurte,mire se Tirona ka uje gjith diten por po ne ne rrethe a kemi mundesi ti kryejme gjith keto veprime mbrenda orarit qe vjen uji ? E veshtire me duket.
Shëmtinë më të madhe Tiranës ja shkaktojnë këto depozita, që janë edhe burrime infeksioni. Kujtoni se i pastron njeri ato?! Zgjidhja është furnizimi me ujë 24 orë dhe heqja e tyre.
depozitat e ujit futen tek veprimi me mafioz e kriminal i nje pjesete shoqerise shqipetare .
jepni uje 24 ore . dhe mafja e bidonave, depozitave dhe e mijra pompave me vakum qe cmendin ket’ popull, qe dhe pa keto i cmendur eshte, te kalojne perpara …SPAKU-T .