Kreu i Bashkisë së Mirditës: Nuk më është kërkuar dhe nuk dua të bëhem deputet

September 10, 2015 09:44

Kreu i Bashkisë së Mirditës: Nuk më është kërkuar dhe nuk dua të bëhem deputet

Kreu  i Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i kryebashkikuat për t’u bërë deputet.

Dedaj nuk e synon mandatin e dorëzuar nga Arben Ndoka pak ditë më parë.

E përditshmja Panorama raportoi sot se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar të bëhet deputet, çka do sillte zgjedhje të reja për Bashkinë e Mirditë.

Por Dedaj thotë se nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë.

“Së pari nuk ma ka kërkuar njeri të lë mandatin e kryebashkiakut dhe të marr mandatin e deputetit. Së dyti, dhe më e rëndësishmja, qytetarët e Mirëditës më kanë votuar t’i qeveris për katër vjet dhe jo të lë mandatin”, është shprehur Deda.

September 10, 2015 09:44
Komento

3 Komente

  1. lato September 10, 11:04

    Te lumte!Detyra e kryebashkiakut eshte me e rendesishme se deputeti.

    Reply to this comment
    • dorela September 10, 14:53

      Sigurisht sepse ka perfitime direkte pa e marre vesh shefi as kontrolli shtetit qe ha pare se bashku me prokurorine.

      Reply to this comment
  2. redushi September 10, 12:33

    Bravo z.Dedaj.Te te kishin vendosur te parin ne liste, ose te dytin jo te futnin lloj-llojsh ne listen per deputet. Tani le te marrin grate ne parlament.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*