Robert Ndrenika ironizon Bashën: Të falënderoj që më hape sytë

July 28, 2018 11:07

Robert Ndrenika ironizon Bashën: Të falënderoj që më hape sytë

Pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për teatrin, aktori i njohur Robert Ndrenika është përgjigjur me një status ne Facebook.

Ndrenika në mënyrë ironike e fton kreun e PD që të minojnë së bashku kullën që është ngritur me PPP te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”.

I dashur Zoti Lulzim Basha!

Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere  me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar.

Sic te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakord qe Teatri te ndertohet me  PPP (ndonse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT.

Ne rast se shkelet kjo BESE(qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te  marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT. Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa.

Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq per te rinjte qe bien  viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi “teater Turbina”.

Me respekt  Robert Ndrenika”, shkruan aktori i njohur në postimin e tij në Facebook.

o.j/dita

July 28, 2018 11:07
Komento

5 Komente

  1. Basha, ketu te kam, do te gedep, me dru, hajde hajde do te gedep ! July 28, 12:35

    “une jam Thoma Cakshiri, ne pension, mund te me therrasesh edhe Come, s’me mbetet hateri hic” hajde hajde Basha Lule, do te gedep do te gedep me dru fap e fap ” eja ketu e kam Tavullen!

    Reply to this comment
    • Doni apo nuku doni ju o mizakali,Drejtesia do te BEHET. July 28, 15:00

      O Thoma,te jeshe kaq “trim”nuku do te kishe perfunduar si mizakali,por ngase mbete po mije kenetash na krekosesh si gjeli maje plehut.Mjaft me te berit avokatine ndaj djallit,ramavici me bashavicin me shoke e shoqe pjese te nje muti ppsh-se te ndare ne copa jane.Ata diten “grinder”,kurse nate e dite vazhdojne te ndajne leket e piset,frut i riciklimit te botes se krim-korrupsionit-ekstremist-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal dhe ate pjese te biznesit e medjas qe punojne si lavatrice duke pastruar leket e piset.Veprime qe detyruan Popullin ne shumice ti bojkotoje zgjedhjet e fundit parlamentare,duke e nxjerre politiken shqiptare ne teresi te dhjere,por “krenare”,aqe sa e binden Popullin,USA,e BE-ne te kerkojne me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit.

      Reply to this comment
  2. Ilir July 28, 16:13

    O Ndrenika, o idiot, e vetmja alternative e afruar eshte me kulla dhe me PPP.
    Kur ti i dergon leter te prishet teatri presidentit ,ajo qe ndodh ,eshte : prishet i vjetri dhe ngrihet i riu me kulla ne territorin e teatrit. E kupton idiot?! Nuk eshte afruar alternative tjete4 nga Qelbesirria por kulla…
    Kush tha qe te jesh aktor i talentuar dmth duhet te kesh me nd apo mpral?

    Reply to this comment
  3. miri July 28, 16:25

    Mund te jesh aktor i mire por si njeri dole fare i vogel..! Per moshen dhe statusin qe ke nuk duhesh te ishe shitur ne kete menyre! Nuk ke faj ti qe rregjimi monist brezit tuaj ju ka bere te shiteni e te bliheni per pese leke, beji nje nder vetes; Rri Ne Heshtje ketej e tutje!

    Reply to this comment
  4. Teli July 29, 00:05

    Robert Ndrenika eshte aktor i madh dhe flet si i tille! Ata qe e e fyejne ju bije peshtyma ne surratin e tyre!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*