Ndreu: Fitore për sigurinë. Cungu: Kemi shumë luhatje

April 30, 2016 20:52

Ndreu: Fitore për sigurinë. Cungu: Kemi shumë luhatje

Te Laçi janë shumë të kënaqur për fitoren e vështirë të arritur ndaj Vllaznisë dhe këtë fakt nuk e fsheh trajneri Ramadani i cili e pranoi se në fund ekipi edhe mund të kishte barazuar.

“Ndeshje e vështirë, duke patur parasysh që Vllaznia luan futboll të bukur dhe ne vinim pas një momenti jo të mirë psikologjik. Kjo fitore na jep siguri dhe na bën me të qetë për të punuar në ndeshjet e mbetura. Falë shpirtit të garës kthyem rezultatin me meritë, Futbolli kaprticioz, në minutat e fundit Vllaznia shënoi sërish. Matematika është në lojë por distanca na jep garanci. Skuadra ka nevojë të freskohet për finalen e Kupës sepse është disi e lodhur”, thotë Ndreu për Supersport.

Emocione të forta në rastin e fundit të Shtubinës. E di mirë cdo të thotë të ulësh ritmin. Sanksionet nuk janë forma e duhur për skuadrën edhe nëse do të barazonim.

Për ish trajnerin e Laçit, Armando Cungu rikthimi në ish stadiumin e tij është kënaqësi por duke folur për lojën tha se ështëtepër i zhgënjyer.

Është kënaqësi të kthehesh në Lac, pasi kam kaluar momente shumë të mira te ky ekip, por për ndeshjen jam i pakënaqur nga 90-minutëshi, Ekipi shfaq dizekuilibra nga njëra ndeshje në tjetrën dhe duhen ndryshime të mëdha. Ju thatë dy gola por ishin tre në pak minuta pësojme shumë. Portieri gaboi në dy momente në pasin për te Cicmil dhe te goditja e kundërshtarit duke kthyer topin në qendër. Ndoshta ekipi u tremb nga presioni i kundërshtarit duke i dhuruar dy gola të shpejtë që veshtiresojnë gjërat. Ekipi ka probleme në përgjithësi te aspekti mbrojtës. Portierët e Vllaznisë këta janë. Dragojevic ka gabime, por nuk ka të tjerë për këtë mision”, shprehet Cungu.

April 30, 2016 20:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*