Qeveria dhe FSHZH, ndriçim diellor për rrugët në Shqipëri

September 23, 2014 09:41

Qeveria dhe FSHZH, ndriçim diellor për rrugët në Shqipëri

Për herë të parë në rrugët e vendit vendoset një teknologji e re për ndriçimin. Në prani të kryeministrit Edi Rama u bë testimi i këtij sistemi, gjatë inspektimit të rikonstruksionit të rrugës Prush-Gropaj të komunës Vaqar në Tiranë, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Kryeministri u njoh nga afër me avantazhet e sistemit të ri.

“Është hera e parë që ne po eksperimentojmë një teknologji të re të ndriçimit rrugore. Është fjala për fotovoltaikët. Kanë independencë disaditore, edhe në kohë me shi. Siguron një autonomi dhe s’ka nevojë për ndriçim dhe për pagesat që duhet të bëjë komunat, që shpeshherë janë të rënda për buxhetin e komunës. Kjo s’ka asnjë pagesë gjatë gjithë periudhës dhe siguron pavarësi të plotë të ndriçimit”, u shpreh drejtori i FSHZH-së, Benet Beci.

Ndërsa vlerësoi projektin, kryeministri Rama theksoi se me futjen në përdorim të një teknologjie të re edhe për Europën, synohet t’i jepet zgjidhje përfundimtare disa problematikave dhe njëherësh, e shndërron Shqipërinë në një model në këtë drejtim.

“E para, kjo është energji e gjelbër e plotë që futet. E dyta, do na zgjidhë problemin e tmerrshëm të vandalizmit dhe të vjedhjes së vazhdueshme të kabllove nëpër rrugë. E treta, kjo na zgjidh problemin e shpenzimeve të pushtetit vendor, që praktikisht i ka të detyrueshme dhe që, nga ana tjetër, është një akumulim i madh borxhesh në raport me kompaninë e shpërndarjes, sepse nuk paguajnë.

Nuk paguajnë për pamundësi kryesisht. Sidomos komunat e kanë të pamundur që të paguajnë shpenzimet. Në qoftë se ne futemi me këtë teknologji, bëjmë një zgjidhje të përgjithshme dhe e transformojmë praktikisht Shqipërinë në një model, sepse edhe në Europë tani ka filluar të futet kjo teknologji dhe hyjmë në një fazë komplet të re”, u shpreh kryeministri.

Në Vaqar, kryeministri Rama u ndal edhe në fabrikën e prodhimit vendas të shtyllave të ndriçimit fotovoltaik.

Duke bashkëbiseduar me drejtuesit e fabrikës, kryeministri u shpreh se është shumë e rëndësishme një transformim përsa i përket ndriçimit në rrugët e vendit, të cilat në më të shumtën e rasteve janë të zhytura në errësirë.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të bëjmë një transformim të madh në pjesën e ndriçimit në rrugë. U bë qesharake. Gjithandej errësirë nëpër autostrada, gjithë ato investime”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se prodhimi vendas përbën përparësi, për shkak të kostos më të ulët dhe mundësisë së mirëmbajtjes së tij.

September 23, 2014 09:41
Komento

4 Komente

  1. tomor labi September 23, 18:40

    Ne kete fushe jemi shume mbrapa prandaj mos te reklamoime kaq shume prapambetjen tone, pergjegjesi e politikes dhe e nje shteti qe ecen perpara (!) pa strategjira te qarta dhe te ligjeruara.

    Reply to this comment
  2. Lab Kuciot September 24, 01:27

    Qe jemi prapa, dihet tashme, por qe reklamohet bejne shume mire, o tomor labi. Do zoti mileti nuk fillon te vjedh panelet djellore ne vend to kabllove tani…. Shqiperia eshte vendi ideal per kete teknologji, kur dihet sa e perhapur eshte ne Gjermani apo dhe Angli e Hollande, vende me shume me pak djell se ne. Dhe jo vetem per ndricim, por dhe per ngrohje uji, dhe banese, me tuba poshte pllakave. Sikur te zhvillonim nje industri sado te vogel, qofte dhe me prodhimin e shtyllave, apo baterive, se panelet kuptohet i importon nga shume vende. Sa te filloj pak na duhet, ne disa zona, se pastaj sic eshte pare dhe me te tjera teknologji, te gjithe e duan dhe kopjojne njeri tjetrin.

    Reply to this comment
  3. Krasniqja E Gashi September 24, 03:16

    Sa kushton nje shtylle e tille?

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi September 24, 12:09

    Po rruga që të çon te kullat e saliut në Viçidol a do të bëhet me ndriçim diellor? Po te shqupi a do të vendoset ky lloj ndriçimi që të ndriçohet saliu dhe lulëzimi? Tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*