Android vjen me ndryshime rrënjësore, nis t’i ngjasojë iPhone X

July 23, 2018 14:31

Android vjen me ndryshime rrënjësore, nis t’i ngjasojë iPhone X

Android megjithëse ka sjellë versione dhe update të reja tek përdoruesit e sistemit të operimit, nuk ka sjellë shumë ndryshime thelbësore.

Sidomos në sistemin e navigimit në internet, ndryshimet kanë qenë në vogla.

Duke mos përmendur këtu ngjashmërinë rrënjësore me sistemin paraardhës të sistemeve të hapjes së menuve apo aplikacioneve të smartphone.

Kur iPhone X doli në treg, mënyra e re e navigimit megjithëse u mendua se nuk do të pëlqehej, pati një sukses të shpejtë.

Fansat e Android nuk e braktisin sistemin e tyre e megjithëse i qëndrojnë besnikë, kërkojnë risi të tilla si iOS.

Oneplus është kompania e parë që dëgjoi kërkesat e fansave duke zhvilluar një sistem navigimi që ngjan me atë të iPhone X.

Google ka konfirmuar që Android P do të jetë mjaft i ngjashëm me iOS dhe kjo vetëm falë kërkesave të fansave.

Po ashtu multitasking do të jetë thuajse i njëjtë tani, por ama jo aq fluid saç do të donim ne entuziastët.

Nëse keni dëshirë për të modifikuar që tani sistemin tuaj, XDA Navigation Gestures është një opsion që duhet konsideruar, por procesi është mjaft i ndërlikuar dhe ka rrezik për të dëmtuar imazhin e sistemit.

Nëse e provoni, thjesht mos e bëni testin në smartphonin tuaj kryesor.

l.h/ dita

July 23, 2018 14:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*