Ndryshime në drejtoritë rajonale të Policisë, të gjitha lëvizjet

March 6, 2018 18:15

Ndryshime në drejtoritë rajonale të Policisë, të gjitha lëvizjet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime në strukturën e drejtorive rajonale.

Lëvizjet kanë prekur drejtorinë e Policisë së Elbasanit dhe atë të Vlorës. Nga Elbasani është larguar zv/drejtori i Edmond Sulaj, ndërsa në vend të tij erdhi Ilirian Balla, ndërsa Shef Rendi emërohet Bledar Perbati, në vend të Lavdërim Durbakut.

Zv/drejtor i Policisë së Vlorës emërohet Dritan Dorda, ndërsa në krye të Komisariatit shkon Alket Ahmeti.

Në komisariatin e Pukës emërohet Asllan Zhivani, në vend të Pal Markut. Zhivani ka punuar më parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Pas largimit nga komisariati i Pukës, Pal Marku emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndryshimet në drejtoritë rajonale:

Elbasan

Ikën Edmond Sulaj, vjen Ilirian Balla

Shef Rendi – Ikën Lavdërim Durbaku, vjen Bledar Perbati

Vlorë

Zv/drejtor i Policisë emërohet Dritan Dorda

Në krye të komisariatit emërohet Alket Ahmeti

Komisariati i Pukës

Ikën Pal Marku, vjen Asllan Zhivani

Pal Marku emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

o.j/dita

March 6, 2018 18:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*