Ndryshime në Kodin Rrugor/ Kurs nga fillimi për “kamikazët”, shumëfishohet gjoba për rripin e sigurimit dhe celularin, e pëson edhe shoferi që s’disiplinon pasagjerët

September 11, 2020 14:33

Ndryshime në Kodin Rrugor/ Kurs nga fillimi për “kamikazët”, shumëfishohet gjoba për rripin e sigurimit dhe celularin, e pëson edhe shoferi që s’disiplinon pasagjerët

Kuvendi është duke shqyrtuar ndryshime të reja në Kodin Rrugore të Shqipërisë. Në draftin, i cili ka kaluar aktualisht për konsultim nga Ministria e Brendshme parashikohen një mori ndryshimesh, të cilat rrisin masën e gjobave për disa shkelje të rënda siç është tejkalimi i shpejtësisë, por edhe lehtësojnë drejtuesin e makinës për shkelje më të lehta.

Risia e këtyre ndryshimeve lidhet me faktin se çdo shofer që i ka ezauruar të 20 pikët e tij që ka në patentë, ai duhet t’i nënshtrohet një kursi një javor të patentës dhe më pas mund të rifutet në provimin e patentës. Kodi aktual parashikon vetëm rifutjen në provimin e patentës.

Ndryshimet synojnë që të mësojnë me rregullat sidomos shoferët e rinj, për të cilët ka gjoba më të rënda sidomos në rastet e tejkalimit të shpejtësisë.

Kjo ka bërë që krahas gjobës, ligjvënësi të fokusohet edhe tek heqja e pikëve, gjë e cila penalizon më tepër shoferin.

Për shembull, në rast të konstatimit të shkeljeve të rënda, maksimumi i pikëve që mund të hiqen menjëherë është 15.

Përdorimi i celularit në makinë është bërë një problem i madh në rrugë, gjë e cila ka bërë që Ministria e Brendshme të propozojë dhjetëfishimin e gjobës minimale për këtë shkelje.

Kështu, nëse deri dje gjoba minimale për përdorimin e celularit në timon ishte 5 00 lekë, Ministria e Brendshme propozon që të bëhet 5 mijë lekë dhe maksimumi të shkojë deri në 15 mijë lekë.

Nëse konstatohet se një drejtues automjeti ka shkelur shpejtësinë e lejuar me më shumë se 40 km/h në mënyrë të përsëritur brenda dy vitesh, atij mund t’i hiqet patenta deri në 18 muaj.

Po ashtu, çdokush që sjell një makinë nga jashtë mund ta mbajë atë me targa të huaja vetëm një vit, më pas përveç se gjobitet me 20 000 lekë, autoritetet i sekuestrojnë makinën.

Propozohet ndërkohë ulja e gjobës maksimale për shkelje të shpejtësisë së lejuar me 10 km/h nga 6 mijë lekë në 4 mijë lekë.

Kodi i ri synon edhe të rrisë gjobat për neglizhentët ndaj rripit të sigurimit duke i mëshuar më shumë fajit individual. Kështu, nëse dikush kapet pa rrip sigurimi në makinë, qoftë ky pasagjer, ai gjobitet nga 5 deri në 15 mijë, por tani, parashikohet gjobë shtesë edhe për shoferin. Ky i fundit duhet të paguajë një gjobë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë krahas pasagjerit.

NDRYSHIMET

Drejtimi i makinës pa patentë

ËSHTË
11. Cilido, që drejton një mjet me lejedrejtimi apo me certifikatë
të aftësisë profesionale që i ka kaluar afati i vlefshmërisë, dënohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
Për këto shkelje zbatohet edhe masa administrative plotësuese e
tërheqjes së lejedrejtimit.

PROPOZOHET
Neni 10
Në nenin 124, në pikën 11, fjalët “deri në dyzet mijë lekë” zëvendësohen me “deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë”.

Humbja e të 20 pikëve në patentë

ËSHTË

6. Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit duhet t’i nënshtrohet një provimi të kualifikimit teknik të përmendur në nenin 128 të këtij Kodi.

Të njëjtit provim duhet t’i nënshtrohet mbajtësi i lejedrejtimit, i cili pas njoftimit të shkeljes së parë, që përfshin një humbje prej të paktën pesë pikësh, kryen edhe dy shkelje të tjera.

brenda dymbëdhjetë muajve nga data e shkeljes së parë, që kanë të
bëjnë me shkurtim të paktën prej pesë pikësh secila.

Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit nuk fiton provimin e kualifikimit brenda
tridhjetë ditëve nga data kur i lind ky detyrim, organi epror i agjentit verifikues me t’u njoftuar nga regjistri kombëtar, procedon për tërheqjen dhe ruajtjen e dokumentit të lejedrejtimit.

Kur mbajtësi i lejedrejtimit fiton provimin e kualifikimit, sasia e pikëve, e shënuar në regjistrin kombëtar të personave të aftësuar për drejtimin e mjeteve, i shkon në njëzet pikë dhe i kthehet leja e drejtimit të pezulluar

PROPOZOHET

Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit ndjek një kurs një javor pranë autoshkollave të licencuara. Në përfundim të këtij kursi, drejtuesi i mjetit i nënshtrohet provimit të kualifikimit teknik, sipas nenit 128 të këtij Kodi dhe akteve të tjera normative në fuqi.

Qarkullimi me targa të huaja
ËSHTË

1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e regjistruara në një
shtet të huaj dhe që i kanë kryer formalitetet doganore, kur këto janë të parashikuara, lejohet të qarkullojnë në Shqipëri për një periudhë maksimale njëvjeçare, në bazë të dokumenteve të regjistrimit të shtetit të origjinës dhe lejes ndërkombëtare të qarkullimit.

5. Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.

PROPOZOHET

1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e regjistruara në një
shtet të huaj dhe që i kanë kryer formalitetet doganore, kur këto janë të parashikuara, lejohet të qarkullojnë në Shqipëri për një periudhë maksimale njëvjeçare, në bazë të dokumenteve të regjistrimit të shtetit të origjinës dhe lejes ndërkombëtare të qarkullimit.

5. Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë “si dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit të mjetit”.

Tejkalimi i shpejtësisë lejuar më shumë se 10 deri në 20 km/h

ËSHTË

8. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10
km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.

PROPOZOHET
“8. Kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo më shumë se 30 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga dy mijë deri në katër mijë lekë”.

Tejkalimi i shpejtësisë lejuar më shumë se 40km/h

ISHTE
9. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20
km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesë mijë
deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga deri në 3 muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 deri në 6 muaj.

PROPOZOHET

“9. Kushdo tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkelje, aplikohet edhe masa administrative shtesë e pezullimit të lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe i heqjes së tre pikëve.

Përsëritja e shkeljes së tejkalimit të shpejtësisë brenda një viti

ËSHTË
12. Kur zotëruesi i një lejedrejtimi përsërit brenda një viti shkeljen e parashikuar në pikën 9, merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 4 deri në 12 muaj.

PROPOZOHET

“12. Kur zotëruesi i lejedrejtimit, në një periudhë dy vjeçare, ka kryer shkelje të mëtejshme të paragrafit 9 dhe 9/1, lejedrejtimi ose i certifikata e aftësisë profesionale pezullohen nga tetë deri në tetëmbëdhjetë muaj.

Shtohet pika nr.13
“13. Zotëruesi i lejedrejtimit shqiptar, i cili në tri vitet e para të marrjes së lejedrejtimit tejkalon limitet e shpejtësisë së mjeteve të përcaktuara në këtë nen, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, në dyfishin e vlerës së parashikuar në paragrafët e këtij neni. Shkelja e mësipërme përveç masës administrative me gjobë ndëshkohet edhe me masën plotësuese të pezullimit të lejedrejtimit për dyfishin e afatit të parashikuar në këtë nen të këtij Kodi”.

Shkelja e përparësisë
ËSHTË
10. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.

PROPOZOHET
10. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga 5 mijë deri në 8 mijë lekë.

Shtohet pika nr.12
10. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.

Parakalimi i gabuar
ËSHTË

16. Cilido që nuk zbaton ndalimet e parakalimit, sipas pikave 9,
10, 11, 12 dhe 13 të këtij neni ndëshkohet me masë administrative
me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit, sipas pikës 14 të këtij neni, masa administrative është me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë. Kur i njëjti subjekt kryen një nga shkeljet e përmendura në këtë pikë të paktën dy herë, në një periudhë prej dy vjetësh, në shkeljen e fundit merret masa administrative plotësuese për pezullimin e lejedrejtimit nga 3 në 6 muaj, ose nga 6 deri në 12 muaj, në rastin e ndalimit sipas pikës 14

PROPOZOHET

“16. Kushdo që nuk zbaton ndalimet e parakalimit, sipas pikave 9, 10, 11, 12 dhe 13 të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në dhjetë mijë lekë.

Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit, sipas pikës 14 të këtij neni, masa administrative është me gjobë, nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.

Kushdo që konstatohet me këtë shkelje dy herë brenda të njëjtit vit, ndëshkohet me dyfishin e masës së parashikuar në paragrafin 16 dhe i pezullohet leja e drejtimit për një muaj.”

Pas pikës 16, shtohet pika 17 me këtë përmbajtje:
“17. Në rast të verifikimit të një aksidenti me dëme materiale ku është identifikuar si shkelje parakalimi i gabuar, drejtuesi i mjetit fajtor për këtë shkelje ndëshkohet përveç masës administrative me gjobë sipas pikës 16, edhe me heqjen e 3 pikëve”.

Përdorimi i kaskës për drejtuesit e motorçikletave
ËSHTË
2. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind
lekë. Kur shkeljen e kryen një pasagjer me moshë jomadhore,
përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit.

PROPOZOHET

2. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë. Kur shkeljen e kryen një pasagjer me moshë jomadhore,
përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit.

Shtohet
“5. Drejtuesi i motomjeteve është i detyruar të bëhet i dallueshëm në trafik gjysmë ore pas perëndimit të diellit deri gjysmë ore para lindjes së diellit, duke mbajtur një jelek fosforeshent, karakteristikat e të cilit përcaktohen me udhëzim të ministrit për transportin.

Kushdo që nuk zbaton këtë detyrim ndëshkohet më masë administrative me gjobë, nga një mijë deri tre mijë lekë”.

Qarkullimi pa vendosur rripin e sigurimit

ËSHTË
8.Cilido që, ndonëse e përdor rripin e sigurisë, ndryshon a pengon
funksionimin normal të tij, ose e zëvendëson me një tip të
pahomologuar për mjetin ku është vendosur, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.

PROPOZOHET

“8. Kushdo nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Drejtuesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga një mijë deri në tremijë lekë, nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit.

Përdorimi i celularit në timon

ËSHTË
2. Është e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes aparatura radiotelefonike ose kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë, si dhe të drejtuesve të caktuar për transportin e njerëzve për llogari të të tretëve.
Lejohet përdorimi i aparaturave zanore që nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre.
3. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind
lekë.

PROPOZOHET

1. Pika 2 ndryshohet me këtë përmbajtje:
“2. Është e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes mjete teknologjike të komunikimit dhe ndërveprimit, si aparatura radiotelefonike apo celulare, kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë. Përdorimi i pajisjeve pa kufje ose kufje lejohet për sa kohë që drejtuesi i mjetit ka aftësi të përshtatshme dëgjimi në të dy veshët, të cilat nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre”.
2. Në pikë 3, fjalët “nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë” zëvendësohen me fjalët “nga pesëmijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë”.
3. Pas pikës 3, shtohet pika 4 me përmbajtjen si më poshtë:
“4. Në raste të përsëritjes së shkeljes së mësipërme 3 herë brenda të njëjtit vit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë”

 

 

o.j/dita

September 11, 2020 14:33
Komento

4 Komente

  1. Jovan bregu September 11, 15:01

    A ju dhjefsha politiken financiare, nuk kuptojme se flasin per leke te reja apo te vjetra. Hiqeni kete koncept te lekeve, per kete paguheni.
    A ka ndonje shtet tjeter ne kete bot te flasi me leke te reja dhe vjetra ??!!
    O anadollaker te finances, jeni si puna e kalit qe terheq karricen, nuk ju lene pengesat e lekures ne te dy syte te shikoni cbehet, do ta ndryshoni kete shpikje te atij koktrashi qe e dha idene ??!!

    Reply to this comment
  2. Adih September 11, 17:15

    Dihet ne shqiperi ka shume aksidente ,ne % te popullsise .Fai eshte tek mos nenvizimet e rrugeve sidomos jashte qyteteve ,bile eshte tmerr te udhetosh naten me makine ne Albanistan eshte shume e lodheshme per shoferat dhe eshte fai i shtetit .Autostradat jene nje rrezik i madh aksidenti ,se vetem ne shqiperi eshte abuzuar me vjedhje , ku nuk ka nje korsi te emergjences ,ose te difekteve qe mund te pesoje mjet dhe ske ku te parkosh ..Kurse me rendesi ne vendet e banuar ,nuk lejohet parakalimi ,kur mjeti perpara jush eshte ne ecje e siper ,pamvaresisht shpejtesise se vogel .Keto jane hallkat e aksidenteve ,kurse sa i perket rripit per pasagjerin jeni te vetmit ne bote qe denoni shoferin .Ne te gjithe boten per ripin pergjegjet vete cda person ,shofer ose ppasagjer .Lat name .Dhe nje gje tjeter ,lexova me lart kalimin e shpejtesise mbi 10 km .Ne te gjithe boten .jane 10 km me teper te lejueshme me ligj ,apo si ne rastin e rripit te pasagjerit dhe shpejtesine mbi 10 km ju doni te mbushni arken e shtetit ,turp ,aq shume keni vjedhur dhe ta mbani buxhetin e shtetit me gjoba .Qofshi ju ,turp e maskarallek ,shkoni e i votoni keta hajdutet tuaj te pa skrupullt ,o milet vitin tjeter ???

    Reply to this comment
  3. Filoeuropiani September 11, 17:45

    Nuk niset nga fundi por niset nga gjobitja e atyre që i mesojne dhe iu japin patentën këtyre. Por edhe nga zbatuesit e ligjit. Drejtuesit e autoshkollave dhe policët jane shkelesit Nr 1 të rregullave te qarkullimit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim